Instrumenti Horizontal do të vazhdojë të fokusohet tek lufta kundër korrupsionit, pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, në të cilin përfshihen, në veçanti, masat për adresimin e transparencës në financimin e partive politike, sistemet e deklarimit të pasurive, vlerësimet kombëtare të riskut dhe ngritja e kapaciteteve të njësive të inteligjencës financiare. Ndërkohë, në disa prej përfituesve, aktivitetet do të adresojnë në vecanti korrupsionin dhe edukimin.

Back 60 anëtarë të strukturave shqiptare anti-korrupsion nisin trajnimin online “Hyrje në parandalimin e Korrupsionit"

TIRANE, SHQIPERI 7 Qershor 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
60 anëtarë të strukturave shqiptare anti-korrupsion nisin trajnimin online “Hyrje në parandalimin e Korrupsionit

Projekti i Bashkimit Evropian dhe i Këshillit të Evropës ‘Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri’, së bashku me Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Shkollën e Administratës Publike, prezantuan versionin shqip të kursit HELP të Këshillit të Evropës ‘Hyrje në parandalimin e korrupsionit’.

 

Kjo paketë trajnimi gjithëpërfshirëse është një mjet mësimi autodidakt që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe aftësive të zyrtarëve publikë përgjegjës për luftën kundër korrupsionit, duke u fokusuar në standardet etike, konfliktet e interesit, kufizimet pas punësimit, mbrojtjen e sinjalizuesve, deklarimin e pasurisë dhe mekanizma të tjerë të rëndësishëm.

 

Nëpërmjet shembujve dhe skenarëve praktikë, ky kurs interaktiv online vë në qendër të vëmendjes dilemat dhe sfidat etike në zbatimin e masave kundër korrupsionit, duke përmirësuar performancën e këtyre strukturave për hetimin administrativ efektiv të praktikave abuzive, që mund të çojnë në korrupsion.

Në fjalën e saj hyrëse, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, theksoi rëndësinë e kursit si një instrument praktik dhe i dobishëm për administratën, për t’u njohur më në detaje me format e korrupsionit dhe mënyrat e parandalimit të tij.

 

Olsi Dekovi, Zëvendës Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, iu drejtua pjesëmarrësve: ‘Kursi që po nisni sot përbën një tjetër gur themeli për bashkëpunimin tonë, që synon të përmirësojë kapacitetet tuaja mbi standardet e integritetit dhe të adresojë dilemat etike e sfidat në zbatimin e masave antikorrupsion’.

Ekspertët e Këshillit të Evropës prezantuan funksionet kryesore të platformës dhe ndanë me pjesëmarrësit rregullat dhe afatet kohore për ndjekjen e kursit të përshtatur me kontekstin shqiptar.

Ky aktivitet u organizua nga Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, në kuadër programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë III.  

 

 

Veprimet nën kuadër të Temës II: Lufta kundër korrupsionit
  • Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri
  • Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Malin e Zi 
  • Veprimi kundër Krimit Ekonomik  në Maqedoninë e Veriut 
  • Veprimi kundër Krimit Ekonomik  në Evropën Juglindore 

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.