Puna në këtë fushë përqëndrohet në promovimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në përputhje me standardet evropiane. Synon profesionistët në fushën e ligjit (gjykatës, prokurorë, avokatë), autoritetet policore, Autoritetet Rregulluese të Medias dhe organet qeverisëse të ngarkuara për legjislacionin në fushën e medias dhe çështjeve që lidhen me gazetarinë, si dhe aktorët mediatik (gazetarë, shoqata të gazetarëve,  organet vet-rregulluese, studentë të gazetarisë dhe juridikut si dhe organizata të tjera të medias).  

Back Integrimi i Aktit Evropian për Lirinë e Medias dhe Aktit të Shërbimeve Digjitale në kornizën mediatike të Shqipërisë

Tiranë, Shqipëri 3-4 Korrik 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Integrimi i Aktit Evropian për Lirinë e Medias dhe Aktit të Shërbimeve Digjitale në kornizën mediatike të Shqipërisë

Ndërsa Shqipëria avancon në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përafrimi i legjislacionit mediatik me standardet evropiane përbën një hap thelbësor. Në këtë kontekst, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) mori pjesë në një seminar për ngritjen e kapaciteteve, të përqendruar në transpozimin dhe zbatimin e Aktit Evropian për Lirinë e Medias (EMFA) dhe Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA).

Seminari, i zhvilluar në kuadër të veprimit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës PROFREX, bëri bashkë stafin e AMA-s, përfaqësues të qeverisë dhe ekspertë ndërkombëtarë për të shqyrtuar mënyrat e integrimit efektiv të EMFA-s dhe DSA-s në legjislacionin kombëtar. Diskutimet u përqendruan në përmirësimin e mbikëqyrjes rregullatore në hapësirën digjitale dhe sigurimin e transparencës dhe pavarësisë redaktoriale.

Pjesëmarrësit thelluan njohuritë mbi dispozitat kyçe të EMFA-s dhe DSA-s, përfshirë transparencën e pronësisë mediatike, mbrojtjen e përmbajtjes online, detyrimet për platformat digjitale dhe rëndësinë e forcimit të autonomisë dhe kapaciteteve zbatuese të AMA-s. Si rezultat i ushtrimeve praktike në grup, pjesëmarrësit hartuan një plan veprimi për të adresuar boshllëqet ligjore dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm në procesin e transpozimit.

Në përfundim të seminarit, stafi i AMA-s u pajis me mjete konkrete, njohuri krahasimore dhe rekomandime të zbatueshme për të mbështetur përpjekjet për reformën e medias, si pjesë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit evropian. Aktiviteti rikonfirmoi rolin qendror të AMA-s në mbrojtjen e lirisë dhe pluralizmit të medias në një mjedis audioviziv dhe digjital që është në zhvillim të vazhdueshëm.

Ky seminar u organizua nga Divizioni për Bashkëpunim për Lirinë e Shprehjes dhe projekti “Mbrojtja e Lirisë së Shprehjes dhe e Medias në Shqipëri”, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

 

 

Veprimet nën Temën IV: Liria e shprehjes
  • Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri - JUFREX 2
  • Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Bosnjë Herzegovinë - JUFREX 2 
  • Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Kosovë* - JUFREX 2 
  • Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Malin e Zi - JUFREX 2 
  • Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Serbi- JUFREX 2 
  • Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Maqedoninë e Veriut 
  • Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Evropën Juglindore - JUFREX 2 

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.