Puna në këtë fushë tematike do të fokusohet tek burgjet e policia (përfshirë të drejtat e njeriut në policim, kujdesi shëndetësor në burgje dhe suguri kundër torturës dhe keq-trajtimit), efikasitetin e sistemeve të drejtësisë (me fokus në analizilimin e statistikave gjyqësore për të rregulluar adminimistrimin e gjykatave), dhe/ose bashkëpunimi legal (i cili do të përqëndrohet rritjen e pavarësisë individuale të gjykatësve dhe prokurorëve si dhe përgjegjshmërinë e sistemit juridik).

Back Gjykata e Lartë e Shqipërisë thellon bashkëpunimin gjyqësor gjatë vizitës në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Strasburg, Francë 3 - 5 mars 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Gjykata e Lartë e Shqipërisë thellon bashkëpunimin gjyqësor gjatë vizitës në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Një delegacion gjyqtarësh nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë vizitoi Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg. Kjo vizitë studimore, e organizuar nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, rrit bashkëpunimin gjyqësor dhe nxit mundësi të reja për ndarjen e përvojës dhe praktikave më të mira midis dy gjykatave.

Gjatë vizitës, gjyqtarët shqiptarë diskutuan aspekte kryesore të forcimit të praktikës gjyqësore, në përputhje me standardet evropiane. Temat përfshinin zbatimin efektiv të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga gjykatat e vendeve anëtare dhe rëndësinë e vendimeve të arsyetuara mirë për të pasur sigurinë ligjore. Këto shkëmbime, sollën njohuri praktike për delegacionin shqiptar, si dhe për të ndarë një kuptim më të thellë e të zgjeruar se si gjykatat vendase dhe Gjykata Evropiane mund të trajtojnë sfidat e përbashkëta.

Delegacioni mori pjesë në seancën dëgjimore të Dhomës së Madhe të GJEDNJ në çështjen Tergek kundër Türkiye dhe shkëmbeu këndvështrime me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e zyrës të Regjistrit të GJEDNJ-së mbi çështje të tilla si subsidiariteti, roli i gjykatave vendase në parandalimin e shkeljeve të Konventës, si dhe paraburgimi dhe masat që bazohen te asetet në procedimet penale.

Vizita synoi të nxiste dialogun e drejtpërdrejtë dhe trajtimin praktik, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit midis institucioneve gjyqësore shqiptare dhe evropiane. Kjo vizitë mbështet më tej përpjekjet për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Shqipëri, në përputhje me standardet evropiane.

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ofroi mbështetjen kryesore për vizitën. Në këtë kuadër, Projekti Mbrojtjen e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri  (D-REX III), pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Intrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, mbështeti gjithashtu mundësitë për dialog dhe shkëmbimin e përvojave midis delegacionit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë dhe gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane, veçanërisht gjatë një tryeze të përbashkët të mbajtur më 5 mars

​​​​​​​

 

Veprimet në kuadër të Temës I: Sigurimi i drejtësisë
  • Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ III)
  • Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNj në Shqipëri (D-REX II)
  • Forcimi i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të të Burgosurve në Shqipëri
  • Forcimi i të trajtimit të të drejtave të njeriut për personat e dënuar bazuar në standardet evropiane dhe

        praktikat më të mira në Bosnjë Herzegovinë 

  • Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë* (KOSEJ II)  
  • Përgjegjshmëria e sistemit gjyqësor - Faza II (2019-2022) 
  • Përmirësimi i procedurave mbrojtëse në procedimet në Malin e Zi 
  • Forcimi i Mëtejshëm i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të Burgosurve në Malin e Zi  
  • Forcimi i pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit në Serbi 
  • Forcimi i masave efektive legale ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Serbi  
  • Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e dënuar në Serbi  
  • Mbështetje për qasje cilësore në shërbimet e Ndihmës Ligjore Falas në Maqedoninë e Veriut 
  • Ngritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar dhe mekanizmat e mbikëqyrjes së jashtme në

        Maqedoninë e Veriut 

  • Mbështetje për Zbatimin dhe Raportimin mbi Plan Veprimin e të Drejtave të Njeriut në Turqi 
  • Institutet e trajnimit në gjyqësor për Cilësi dhe Qëndrueshmëri (JA-NET) 
  • Iniciativa për siguri legale në Ballkanin Perëndimor
  • Ngritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar në adresimin e radikalizimit në burgjet e

        Ballkanit Perëndimor 

  • Drejt një vlerësimi më të mirë të rezultateve të përpjekjeve për reformën në drejtësi në

        Ballkanin Perëndimor 

  • HELP në Ballkanin Perëndimor 
  • PACE - Bashkëpunimi me Parlamentet e Shqipërisë, Bosnjë Herzegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe

        Serbisë, me fokus arritjen e përmirësimeve legjislative 

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.