Puna në këtë fushë tematike do të fokusohet tek burgjet e policia (përfshirë të drejtat e njeriut në policim, kujdesi shëndetësor në burgje dhe suguri kundër torturës dhe keq-trajtimit), efikasitetin e sistemeve të drejtësisë (me fokus në analizilimin e statistikave gjyqësore për të rregulluar adminimistrimin e gjykatave), dhe/ose bashkëpunimi legal (i cili do të përqëndrohet rritjen e pavarësisë individuale të gjykatësve dhe prokurorëve si dhe përgjegjshmërinë e sistemit juridik).

Back Këshilltarët ligjorë në Shqipëri forcojnë ekspertizën mbi zbatimin e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbi të drejtat e pronësisë

Tiranë, Shqipëri 29 qershor 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Këshilltarët ligjorë në Shqipëri forcojnë ekspertizën mbi zbatimin e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbi të drejtat e pronësisë

Mbi 60 këshilltarë ligjorë shqiptarë që përfaqësojnë institucione kryesore të drejtësisë, përfshirë Avokaturën e Shtetit, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e tjera, forcuan ekspertizën e tyre për të mbrojtur të drejtat e pronësisë, si dhe për të mbështetur ekzekutimin efektiv të vendimeve përkatëse të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Shqipëri.

Trajnimi, i ofruar në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, u përqendrua në thellimin e të kuptuarit të pjesëmarrësve mbi jurisprudencën e Gjykatës Evropiane në vendimet e konfiskimit dhe ngrirjes së pronës. Ai gjithashtu synonte të përmirësonte aftësinë e tyre për të lundruar dhe përdorur në mënyrë efektive burimet e ndarjes së njohurive të Gjykatës.

Përmes prezantimeve të udhëhequra nga ekspertë, studimeve të rasteve praktike dhe diskutimeve interaktive, këshilltarët ligjorë fituan mjete dhe njohuri praktike për të kuptuar dhe zbatuar më mirë jurisprudencën përkatëse të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbi të drejtat pronësore në punën e tyre. Vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të vendimeve të brendshme të formës së prerë dhe balancimit të objektivave të kontrollit të kriminalitetit, me garancitë e pronës në kontekstin e hetimeve të pasurisë, masave të ngrirjes (bllokimit) dhe konfiskimit. Vëmendje e veçantë iu kushtua sigurimit të zbatimit të vendimeve të formës së prerë të gjykatës, duke balancuar luftën kundër krimit me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë gjatë hetimeve, ngrirjes dhe konfiskimit të aseteve.  

Kjo nismë është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Këshillit të Evropës për autoritetet shqiptare në sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të pronës në Shqipëri përmes forcimit të kapacitetit vendas për të zbatuar të drejtat e pronës dhe për të ekzekutuar në mënyrë efektive vendimet përkatëse të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Aktiviteti u organizua në kuadër të Projektit Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX III), i zbatuar në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës.

 

 

Veprimet në kuadër të Temës I: Sigurimi i drejtësisë
  • Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ III)
  • Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNj në Shqipëri (D-REX II)
  • Forcimi i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të të Burgosurve në Shqipëri
  • Forcimi i të trajtimit të të drejtave të njeriut për personat e dënuar bazuar në standardet evropiane dhe

        praktikat më të mira në Bosnjë Herzegovinë 

  • Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë* (KOSEJ II)  
  • Përgjegjshmëria e sistemit gjyqësor - Faza II (2019-2022) 
  • Përmirësimi i procedurave mbrojtëse në procedimet në Malin e Zi 
  • Forcimi i Mëtejshëm i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të Burgosurve në Malin e Zi  
  • Forcimi i pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit në Serbi 
  • Forcimi i masave efektive legale ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Serbi  
  • Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e dënuar në Serbi  
  • Mbështetje për qasje cilësore në shërbimet e Ndihmës Ligjore Falas në Maqedoninë e Veriut 
  • Ngritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar dhe mekanizmat e mbikëqyrjes së jashtme në

        Maqedoninë e Veriut 

  • Mbështetje për Zbatimin dhe Raportimin mbi Plan Veprimin e të Drejtave të Njeriut në Turqi 
  • Institutet e trajnimit në gjyqësor për Cilësi dhe Qëndrueshmëri (JA-NET) 
  • Iniciativa për siguri legale në Ballkanin Perëndimor
  • Ngritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar në adresimin e radikalizimit në burgjet e

        Ballkanit Perëndimor 

  • Drejt një vlerësimi më të mirë të rezultateve të përpjekjeve për reformën në drejtësi në

        Ballkanin Perëndimor 

  • HELP në Ballkanin Perëndimor 
  • PACE - Bashkëpunimi me Parlamentet e Shqipërisë, Bosnjë Herzegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe

        Serbisë, me fokus arritjen e përmirësimeve legjislative 

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.