Puna në këtë fushë tematike do të fokusohet tek burgjet e policia (përfshirë të drejtat e njeriut në policim, kujdesi shëndetësor në burgje dhe suguri kundër torturës dhe keq-trajtimit), efikasitetin e sistemeve të drejtësisë (me fokus në analizilimin e statistikave gjyqësore për të rregulluar adminimistrimin e gjykatave), dhe/ose bashkëpunimi legal (i cili do të përqëndrohet rritjen e pavarësisë individuale të gjykatësve dhe prokurorëve si dhe përgjegjshmërinë e sistemit juridik).

Back Nga standardet evropiane tek ndikimi në jetën e përditshme: Shqipëria shënon një dekadë bashkëpunimi në programin e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës

PRESS RELEASE
Tiranë / Shqipëri 07 Tetor 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Nga standardet evropiane tek ndikimi në jetën e përditshme:  Shqipëria shënon një dekadë bashkëpunimi në programin e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës

Gjatë dekadës së fundit, partneriteti ndërmjet Shqipërisë, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës e ka kthyer ambicien në veprim, duke sjellë ndryshime të qëndrueshme për institucionet, profesionistët dhe komunitetet. Ky bashkëpunim në kuadër të programit “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” u shënua dje në një konferencë rajonale në Tiranë, ku u vlerësuan arritjet në përparimin e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Aktiviteti u hap nga Christophe Galand, Zëvendësdrejtor, Drejtoria për Ballkanin Perëndimor, Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Evropën Lindore në Komisionin Evropian, i cili theksoi: “Për dhjetë vjet, programi i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Instrumenti Horizontal, ka mbështetur vendet përfituese në përparimin e reformave për forcimin e shtetit të së drejtës dhe në përmbushjen e piketave në kuadër të procesit të zgjerimit. Në fazën e ardhshme, duhet të ruajmë të njëjtin nivel ambicieje, duke u mbështetur te arritjet dhe mësimet e nxjerra, për të sjellë një ndikim edhe më të prekshëm në fushat thelbësore për përparimin në procesin e anëtarësimit në BE.”

Claus Neukirch, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit të Programeve në Këshillin e Evropës, përsëriti se reformat e qëndrueshme ndërtohen përmes partneritetit, marrjes së përgjegjësisë dhe aftësisë së institucioneve për t’i kthyer standardet në praktikë të përditshme. “Arritjet e Instrumentit Horizontal tregojnë vlerën e ndërthurjes së ekspertizës evropiane me njohuritë dhe përparësitë e institucioneve vendore. Faza e ardhshme do të mbështetet mbi këto themele, dhe do të vazhdojë të mbështesë reforma të qëndrueshme që sjellin ndryshim të prekshëm në jetën e njerëzve”, tha Neukirch.

Megi Fino, Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, i përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi se si Instrumenti Horizontal ka ofruar mbështetje të përshtatur posaçërisht, e cila synon drejtpërdrejt piketat e kërkuara për anëtarësimin në BE. “Instrumenti Horizontal na ka mundësuar t’i kthejmë gjetjet e monitorimit evropian në projektligje konkrete vendase, udhërrëfyes politikash dhe kapacitete institucionale”, tha Fino.

Takimi u mbyll nga Ambasadorja Sofia Moreira de Sousa , Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë e cila tha: “Përpjekjet për reforma duhet të sjellin ndryshime konkrete. Reformat nuk mund të mbeten vetëm në letër, por duhet të zbatohen siç duhet. Ajo që ka rëndësi është që institucionet të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe efektive; që mekanizmat demokratikë të kontrollit dhe balancës të jenë realë dhe të fuqishëm; dhe që të drejtat themelore të respektohen dhe mbrohen realisht në praktikë, për të gjithë. Dhe kjo është ajo që qytetarët presin nga ne.”

Në të gjithë rajonin, programi “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, i cili aktualisht po përmbyll fazën e tij të tretë, ka mbështetur reforma kyçe të hartuara për të përmirësuar funksionimin e sistemeve të drejtësisë, forcimin e institucioneve kundër korrupsionit, mbrojtjen e personave të rrezikuar nga diskriminimi dhe promovimin e lirisë së medias.

Në Shqipëri, ky partneritet ka ndihmuar që qasja në drejtësi të bëhet më praktike dhe efektive. Procedurat gjyqësore po bëhen më efikase, më transparente dhe më të lehta për t’u ndjekur, me mbështetjen e mjeteve të reja digjitale. Informacioni më i qartë dhe këshillimi ligjor falas mbi regjistrimin e pronave i kanë ndihmuar familjet të kuptojnë të drejtat e tyre, të marrin vendime të informuara dhe të mbrojnë pronën e tyre.
Në institucionet e paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit në të gjithë Shqipërinë, masat mbrojtëse të përforcuara, identifikimi i hershëm i nevojave të shëndetit mendor dhe mbështetja e përmirësuar për rehabilitim po kontribuojnë në trajtim më dinjitoz dhe në perspektiva më të mira për riintegrim të suksesshëm.

Shqipëria ka forcuar kapacitetin e saj për të luftuar krimin ekonomik, parandalimin e korrupsionit, për të rikuperuar asetet dhe për të mbrojtur fondet publike. Këto përpjekje kontribuuan në heqjen e vendit nga “lista gri” globale e Task Forcës për Veprim Financiar për pastrimin e parave. Llogaridhënia më e fortë institucionale dhe nëpunësit publikë të trajnuar më mirë po ndihmojnë gjithashtu që burimet publike t’u shërbejnë komuniteteve në mënyrë më efektive.

Programi ka mbështetur gjithashtu përpjekjet për të parandaluar diskriminimin, përfshirë ndaj pakicave kombëtare, si dhe ka promovuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse përmes nismave ndërgjegjësuese në komunitetet vendore, ngritjes së kapaciteteve për punonjësit e policisë, profesionistët ligjorë dhe gazetarët, si dhe mbështetjes institucionale për autoritetet publike.

Në sektorin e medias, protokollet e përmirësuara të sigurisë dhe trajnimi i policisë po i ndihmojnë gazetarët të punojnë më të sigurt. Kjo, nga ana tjetër, mbështet qasjen e publikut në informacion të saktë dhe të pavarur.

Konferenca përfundoi me një diskutim mbi përparësitë kryesore të fazës së katërt të programit Instrumenti Horizontal, e cila pritet të nisë në fillim të vitit 2027. Ajo do të sigurojë një kuadër të përforcuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Shqipërisë, duke u përqendruar në konsolidimin e arritjeve kyçe, adresimin e mangësive të mbetura në reforma dhe mbështetjen e përparësive të përcaktuara nga përfituesit, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve.


Programi “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” është një nismë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, që zbatohet nga viti 2023 deri në vitin 2026. Me një buxhet të përgjithshëm prej 42 milionë euro, ai mbështet autoritetet publike dhe aktorët vendorë për të përmbushur agjendat kyçe të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe demokracisë, në përputhje me standardet evropiane, duke luajtur një rol thelbësor në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Fotografi nga aktiviteti

Për më shumë informacion:
Besnik Baka, Oficer Rajonal i Komunikimit për Instrumentin Horizontal, +355692178430

 

 

Horizontal Facility Closing Event

Veprimet në kuadër të Temës I: Sigurimi i drejtësisë
  • Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ III)
  • Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNj në Shqipëri (D-REX II)
  • Forcimi i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të të Burgosurve në Shqipëri
  • Forcimi i të trajtimit të të drejtave të njeriut për personat e dënuar bazuar në standardet evropiane dhe

        praktikat më të mira në Bosnjë Herzegovinë 

  • Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë* (KOSEJ II)  
  • Përgjegjshmëria e sistemit gjyqësor - Faza II (2019-2022) 
  • Përmirësimi i procedurave mbrojtëse në procedimet në Malin e Zi 
  • Forcimi i Mëtejshëm i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të Burgosurve në Malin e Zi  
  • Forcimi i pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit në Serbi 
  • Forcimi i masave efektive legale ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Serbi  
  • Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e dënuar në Serbi  
  • Mbështetje për qasje cilësore në shërbimet e Ndihmës Ligjore Falas në Maqedoninë e Veriut 
  • Ngritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar dhe mekanizmat e mbikëqyrjes së jashtme në

        Maqedoninë e Veriut 

  • Mbështetje për Zbatimin dhe Raportimin mbi Plan Veprimin e të Drejtave të Njeriut në Turqi 
  • Institutet e trajnimit në gjyqësor për Cilësi dhe Qëndrueshmëri (JA-NET) 
  • Iniciativa për siguri legale në Ballkanin Perëndimor
  • Ngritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar në adresimin e radikalizimit në burgjet e

        Ballkanit Perëndimor 

  • Drejt një vlerësimi më të mirë të rezultateve të përpjekjeve për reformën në drejtësi në

        Ballkanin Perëndimor 

  • HELP në Ballkanin Perëndimor 
  • PACE - Bashkëpunimi me Parlamentet e Shqipërisë, Bosnjë Herzegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe

        Serbisë, me fokus arritjen e përmirësimeve legjislative 

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.