Puna në këtë fushë tematike do të fokusohet tek burgjet e policia (përfshirë të drejtat e njeriut në policim, kujdesi shëndetësor në burgje dhe suguri kundër torturës dhe keq-trajtimit), efikasitetin e sistemeve të drejtësisë (me fokus në analizilimin e statistikave gjyqësore për të rregulluar adminimistrimin e gjykatave), dhe/ose bashkëpunimi legal (i cili do të përqëndrohet rritjen e pavarësisë individuale të gjykatësve dhe prokurorëve si dhe përgjegjshmërinë e sistemit juridik).

Back Zbatimi i Standardeve të Gjykatës Evropiane për Lirinë në Shqipëri

Tiranë, Shqipëri 25 Mars 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Zbatimi i Standardeve të Gjykatës Evropiane për Lirinë në Shqipëri

Këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë hodhën një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të një mbrojtjeje më të qëndrueshme të të drejtës për liri dhe siguri. Ata forcuan njohuritë e tyre mbi zbatimin e jurisprudencës dhe standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut sipas Nenit 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në nivel vendas. Trajnimi ndihmoi pjesëmarrësit të identifikojnë më mirë parimet përkatëse të Konventës Evropiane dhe të përdorin arsyetimin e Gjykatës Evropiane në vendimet e tyre, në përpjekje për të forcuar mbrojtjen e të drejtave individuale në Shqipëri, në përputhje me standardet evropiane.

Nëpërmjet prezantimeve të ekspertëve, studimeve të rasteve, ushtrimeve të përshtatura dhe diskutimeve, pjesëmarrësit thelluan kuptimin e tyre për garancitë procedurale sipas Nenit 5. Këto përfshijnë sigurimin që çdo kufizim i lirisë të jetë në përputhje me ligjin, i nevojshëm, i arsyetuar mirë dhe subjekt i shqyrtimit të drejtë gjyqësor. Trajnimi trajtoi gjithashtu standardet për vendosjen, rishikimin, ndryshimin apo përfundimin e masave që kufizojnë lirinë e një personi, bazuar në jurisprudencën e Strasburgut.

Aktiviteti përfitoi nga ekspertiza e një gjyqtari të dërguar pranë Regjistrit të Gjykatës Evropiane, si dhe nga një gjyqtar vendas nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë. Duke lidhur standardet e Gjykatës Evropiane me praktikën kushtetuese shqiptare, trajnimi forcoi rolin e Gjykatës Kushtetuese si garantues vendas i të drejtave themelore.

Ky aktivitet u organizua së bashku nga projekti i Këshillit të Evropës Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për zbatimin më të mirë të standardeve të së drejtës për liri dhe siguri në Shqipëri, i financuar nga Fondi i Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut (HRTF), dhe projekti Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX III), pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ‘Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë’.

 

 

 

Veprimet në kuadër të Temës I: Sigurimi i drejtësisë
  • Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ III)
  • Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNj në Shqipëri (D-REX II)
  • Forcimi i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të të Burgosurve në Shqipëri
  • Forcimi i të trajtimit të të drejtave të njeriut për personat e dënuar bazuar në standardet evropiane dhe

        praktikat më të mira në Bosnjë Herzegovinë 

  • Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë* (KOSEJ II)  
  • Përgjegjshmëria e sistemit gjyqësor - Faza II (2019-2022) 
  • Përmirësimi i procedurave mbrojtëse në procedimet në Malin e Zi 
  • Forcimi i Mëtejshëm i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të Burgosurve në Malin e Zi  
  • Forcimi i pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit në Serbi 
  • Forcimi i masave efektive legale ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Serbi  
  • Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e dënuar në Serbi  
  • Mbështetje për qasje cilësore në shërbimet e Ndihmës Ligjore Falas në Maqedoninë e Veriut 
  • Ngritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar dhe mekanizmat e mbikëqyrjes së jashtme në

        Maqedoninë e Veriut 

  • Mbështetje për Zbatimin dhe Raportimin mbi Plan Veprimin e të Drejtave të Njeriut në Turqi 
  • Institutet e trajnimit në gjyqësor për Cilësi dhe Qëndrueshmëri (JA-NET) 
  • Iniciativa për siguri legale në Ballkanin Perëndimor
  • Ngritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar në adresimin e radikalizimit në burgjet e

        Ballkanit Perëndimor 

  • Drejt një vlerësimi më të mirë të rezultateve të përpjekjeve për reformën në drejtësi në

        Ballkanin Perëndimor 

  • HELP në Ballkanin Perëndimor 
  • PACE - Bashkëpunimi me Parlamentet e Shqipërisë, Bosnjë Herzegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe

        Serbisë, me fokus arritjen e përmirësimeve legjislative 

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.