Puna në këtë fushë tematike do të fokusohet tek burgjet e policia (përfshirë të drejtat e njeriut në policim, kujdesi shëndetësor në burgje dhe suguri kundër torturës dhe keq-trajtimit), efikasitetin e sistemeve të drejtësisë (me fokus në analizilimin e statistikave gjyqësore për të rregulluar adminimistrimin e gjykatave), dhe/ose bashkëpunimi legal (i cili do të përqëndrohet rritjen e pavarësisë individuale të gjykatësve dhe prokurorëve si dhe përgjegjshmërinë e sistemit juridik).

Back Gjyqtarët shqiptarë nxisin harmonizimin gjyqësor nëpërmjet zbatimit të standardeve të Gjykatës Evropiane

DURRËS, Shqipëri 18-19 shtator 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Gjyqtarët shqiptarë nxisin harmonizimin gjyqësor nëpërmjet zbatimit të standardeve të Gjykatës Evropiane

Mbi 40 gjyqtarë dhe këshilltarë të lartë ligjorë nga Gjykata e Lartë dhe gjykatat e apelit të Shqipërisë morën pjesë në Forumin e Harmonizimit Gjyqësor për të forcuar praktikat gjyqësore uniforme dhe koherente, në përputhje me standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Gjykata).

Gjatë forumit dy-ditor, pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja, duke reflektuar se si praktikat e tyre mund të harmonizohen më mirë me standardet evropiane. Ata gjithashtu identifikuan mospërputhje në vendimet e gjykatave dhe bashkëpunuan për zgjidhje praktike për të rritur qëndrueshmërinë.

Duke përshëndetur iniciativën, Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, theksoi se harmonizimi gjyqësor është jetik për sigurinë ligjore dhe besueshmërinë e drejtësisë.

Giulia Re, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, theksoi ndikimin e drejtpërdrejtë të punës së gjykatave tek qytetarët, duke vlerësuar angazhimin profesional dhe personal të gjyqtarëve për përmirësimin e drejtësisë në Shqipëri.

Cinzia Tarletti, Drejtore e Seksionit për Sundimin e Ligjit dhe Qeverisjen e Mirë në Bashkimin Evropian në Shqipëri, në fjalën e saj nënvizoi mbështetjen e fortë të BE-së për harmonizimin gjyqësor, duke vënë në dukje rolin e tij në forcimin e besimit në sistemin e drejtësisë, por edhe në avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjyqtari shqiptar i Gjykatës Evropiane, Darian Pavli, hapi forumin me njohuri të vlefshme mbi vendimin e fundit mbi vendimin e fundit të ‘ARB shpk dhe të Tjerë kundër Shqipërisë’ (2025) [1]. Ai diskutoi standardet e gjykimit të drejtë, procedurat në kohë dhe mjetet efektive juridike, duke theksuar ndikimin e tyre në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Gjyqtari Pavli ofroi një kornizë për përmirësimin e arsyetimit gjyqësor vendas në Shqipëri dhe i nxiti gjykatat të shohin parimet e Gjykatës së Strasburgut si mjete praktike për parashikueshmëri dhe aksesueshmëri.

Në përfundim, pjesëmarrësit ranë dakord që një dialog i tillë duhet të jetë i vazhdueshëm, duke bërë thirrje për koordinim të rregullt dhe të strukturuar midis Gjykatës së Lartë dhe gjykatave më të ulëta, për të siguruar që gjyqësori të flasë me një zë të qartë dhe të besueshëm. Gjyqtarët u zotuan t’i bëjnë këto shkëmbime të përhershme dhe të zbatojnë jurisprudencën e Strasburgut në mënyrë më sistematike në arsyetimin e tyre gjyqësor.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX III), pjesë e programit të përbashkët rajonal të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës – Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në bashkëpunim me Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.

 

 


[1] Kërkesat nr. 39860/19 , 38996/20 , 6142/22 , 27370/22.

 

Veprimet në kuadër të Temës I: Sigurimi i drejtësisë
  • Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ III)
  • Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNj në Shqipëri (D-REX II)
  • Forcimi i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të të Burgosurve në Shqipëri
  • Forcimi i të trajtimit të të drejtave të njeriut për personat e dënuar bazuar në standardet evropiane dhe

        praktikat më të mira në Bosnjë Herzegovinë 

  • Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë* (KOSEJ II)  
  • Përgjegjshmëria e sistemit gjyqësor - Faza II (2019-2022) 
  • Përmirësimi i procedurave mbrojtëse në procedimet në Malin e Zi 
  • Forcimi i Mëtejshëm i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të Burgosurve në Malin e Zi  
  • Forcimi i pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit në Serbi 
  • Forcimi i masave efektive legale ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Serbi  
  • Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e dënuar në Serbi  
  • Mbështetje për qasje cilësore në shërbimet e Ndihmës Ligjore Falas në Maqedoninë e Veriut 
  • Ngritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar dhe mekanizmat e mbikëqyrjes së jashtme në

        Maqedoninë e Veriut 

  • Mbështetje për Zbatimin dhe Raportimin mbi Plan Veprimin e të Drejtave të Njeriut në Turqi 
  • Institutet e trajnimit në gjyqësor për Cilësi dhe Qëndrueshmëri (JA-NET) 
  • Iniciativa për siguri legale në Ballkanin Perëndimor
  • Ngritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar në adresimin e radikalizimit në burgjet e

        Ballkanit Perëndimor 

  • Drejt një vlerësimi më të mirë të rezultateve të përpjekjeve për reformën në drejtësi në

        Ballkanin Perëndimor 

  • HELP në Ballkanin Perëndimor 
  • PACE - Bashkëpunimi me Parlamentet e Shqipërisë, Bosnjë Herzegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe

        Serbisë, me fokus arritjen e përmirësimeve legjislative 

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.