Promovimi i Anti-Diskriminimit
Në varësi të nevojave dhe prioriteteve përsa i përket përfituesve, puna në këtë fushë do të përqëndrohet në mbështetje të institucioneve të Avokatit të Popullit, edukim gjithëpërfshirës (adresimin e racizmit, bullizmit, izolimin dhe ekstremizmin ne sistemin e edukimit), adresimi i trafikimit të qenieve njerëzore (me fokus në asistencën e viktimave të trafikimit), lufta kundër diskriminimit kundër minoriteteve kombëtare dhe/ose kur bazohehet në orientimin seksual dhe identitetin gjinor.
Veprimet nën Temën III: Promovimi i Anti-Diskriminimit dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Grupeve Vulnerabël
- Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri
- Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Bosnjë Herzegovinë
- Parandalimi dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Bosnjë Herzegovinë
- Edukim Cilësor për të Gjithë në Bosnjë Herzegovinë
- Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Kosovë
- Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Malin e Zi
- Edukim Cilësor për të Gjithë në Malin e Zi
- Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Serbi
- Parandalimi dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Serbi
- Edukim Cilësor për të Gjithë në Serbi
- Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Maqedoninë e Veriut
- Parandalimi dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Maqedoninë e Veriut
- Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të migrantëve dhe viktimave të trafikimit në Turqi
- Mbështetje për një përgjigje institucionale gjithëpërshirëse ndaj dhunës kundër grave dhe dhunës në familje në Turqi
- Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Ballkanin Perëndimor
* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

temat
Lidhje të shpejta
Lidhje të dobishme nga Këshilli i Evropës