Puna në këtë fushë fokusohet në promovimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në përputhje me standardet evropiane. Ajo synon profesionistët ligjorë (gjyqtarët, prokurorët, avokatët), autoritetet policore, autoritetet rregullatore të medias dhe organet qeveritare përgjegjëse për legjislacionin e medias dhe çështjet e lidhura me gazetarinë, si dhe aktorët e medias (gazetarë, shoqata gazetarësh, organe vetërregulluese, studentë të drejtësisë dhe të gazetarisë dhe organizata të tjera mediatike). Temat e mbrojtjes së të dhënave dhe qasjes në informacionin publik janë me interes të veçantë në kuadër të temës së mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe të medias.

Back Kursi i përditësuar mbi Lirinë e Shprehjes i disponueshëm në platformën HELP

Kursi i përditësuar mbi Lirinë e Shprehjes i disponueshëm në platformën HELP

Një verson i përditësuar i kursit mbi Lirinë e Shprehjes në platformën HELP (Human Rights Education for Legal Professionals - Edukimi mbi të Drejtat e Njeriut për Profesionistët Ligjorë) të Këshillit të Evropës është tashmë i disponueshëm ‘Online’ në adresën: HELP online platform.

Kursi, i cili është zhvilluar fillimisht në 2016, është përditësuar, rindërtuar dhe modernizuar së bashku me Departamentin e Shoqërisë së Informacionit të Këshillit të Evropës , nën veprimtarinë e projektit “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Evropën Lug-Lindore (JUFREX)” i zbatuar nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”. Gjithashtu, një jurist me eksperiencë ka kontribuuar në përditësimin e këtij kursi.

 

Historiku dhe qëllimi

Në kontekstin e një demokracie të efektshme dhe që respekton të drejtat e njëriut të shtjelluara në Preambulën e Konventës Evropiane për të Drejtat (KEDNJ), liria e shprehjes është e një rëndësie themelore. Pa garanci të gjerë për të drejtën e shprehjes e cila mbrohet nga gjykata të pavarura dhe të paanshme, nuk ka demokraci.

Në systemin Evropian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, liria e shprehjes mbrohet nga Neni 10 i KEDNJ. Po ashtu, liria e shprehjes mund të jetë në kundërshtim me të drejta të tjera të mbrojtura nga KEDNJ, si e drejta e jetës private, e drejta e ndërgjegjes dhe e fesë, etj. Konflikti mund të rritet dhe më tej kur autoritetet duhet të mbrojnë interestat apo vlerat e listuara në Nenin 10, paragrafi 2 i KEDNJ, si siguria kombëtare apo shëndeti publik. Kur ka një konflikt të tillë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e vendos atë në peshore dhe përcakton nëse mbizotëron një e drejtë mbi një të drejtë tjetër. Vënia në peshore e interesave në konflikt, një prej të cilëve është liria e shprehjes, merr në konsideratë rëndësinë e kësaj të fundit..

GJEDNJ ka zhvilluar një volum tepër të gjerë jurisprudence në zbatimin e Nenit 10 të KEDNJ. Kur marrin vendime për rastet që përfshijnë lirinë e shprehjes, kërkohet që gjykatat kombëtare të zbatojnë standardet e zhvilluara nga GJEDNJ. Për të bërë këtë, duhet të njohin mirë jurisprudencën specifike të GJEDNJ-së.

Kursi në linjë HELP është pa pagese dhe synon pikërisht të mbështesë profesionistët ligjorë, por dhe profesionistë të fushave të tjera dhe studentë universitarë, në njohjen e standardeve Evropiane që lidhen me lirinë e shprehjes dhe në zbatimin efektiv të Nenit 10 të GJEDJN në nivel kombëtar.

 

Struktura e kursit

Kursi përbëhet nga 4 module thelbësore. I pari ofron një hyrje në Nenin 10 të GJEDNJ dhe në parimet kyçe që rregullojnë zbatimin e tij. Modulet e tjera ofrojnë një këndvështrim të përgjithshëm të qasjes që GJEDNJ ka kur trajtohen tematikat përkatëse të cilat shpesh bien nën Nenin 10.

Kohëzgjatja totale e kursit është rreth 9 orë.

Moduli 1: Hyrje dhe parimet kyçe

  • Liria e shprehjes në të Drejtën Ndërkombëtare
  • Konceptet kyçe
  • Kufizimet mbi lirinë e shprehjes
  • Detyrimet pozitive
  • Abuzimi me lirinë e shprehjes
  • Dëmshpërblimi për shkeljet

Moduli 2:

  • Llojet e fjalës së mbrojtur nga Neni 10
  • Privatësia dhe shpifja

Moduli 3:

  • Rregullimi i Medias
  • Liria e shpreshjes ‘online’
  • Liria e shprehjes dhe zgjedhjet
  • Mbrojtja e burimeve
  • Informacione të përfituara në rrugë konfidenciale

Moduli 4:

  • Aksesi ndaj informacionit
  • Liria e shprehjes dhe protestat
  • Liria e shprehjes dhe administrimi i drejtësisë
  • Liria e shprehjes në vendin e punës
  • Liria e shprehjes dhe feja

Në fund të çdo moduli është një pyetësor dhe një përmbledhje e modulit.

Në përfundim të kursit, përdoruesi i cili e ka kaluar në mënyrë të suksesshme atë mund të gjenerojë dhe të printojë atë që quhet “Deklaratë përmbushjeje kursi” HELP.

 

Aksesi kursit

Kursi i përditësuar është i disponueshëm publikisht në Anglisht në platformën në linjë HELP. Deri në fund të 2020, kursi do të jetë i disponueshëm në gjuhët lokale për Shqipërinë, Bosnjen dhe Herzegovinën, Kosovën*, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

* Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim për qëndrimin në lidhje me statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Strasbourg 29 qershor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page