Back Zhvillimet e fundit në Jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për lirinë e shprehjes Buletini Nr.4

Zhvillimet e fundit në Jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për lirinë e shprehjes  Buletini Nr.4

Buletini mbi “Zhvillimet e fundit në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për Lirinë e Shprehjes” përbën një mjet të veçantë për shkëmbimin e informacionit mbi tendencat dhe zhvillimet e reja në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Gjykata). Ai kontribuon në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të institucioneve vendase të trajnimit për profesionistët ligjorë që t’u ofrojnë trajnerëve dhe të trajnuarve të tyre mjete mësimore të përditësuara. Më gjerësisht, ai u mundëson profesionistëve ligjorë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë të përmirësojnë njohuritë e tyre mbi standardet evropiane të zbatueshme dhe jurisprudencën në zhvillim të Gjykatës në këtë fushë. 

Botuar në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal II, ky Buletin analizon periudhën Gusht 2021-Janar 2022. Vendimet e përzgjedhura trajtojnë fusha të ndryshme të nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Konventa), duke filluar nga e ashtuquajtura ‘e drejta për t’u harruar’ (një fushë në zhvillim e jurisprudencës për Gjykatën), transmetimet politike, e drejta për lirinë e shprehjes së anëtarëve të gjyqësorit, e drejta e aksesit në informacion, pyetja nëse ekziston e drejta për ‘anonimitet’ gjatë lënies së komenteve dhe kufiri midis debateve të forta politike online dhe 'fyerjeve' të paarsyeshme. Dy çështje u identifikuan si me rëndësi të veçantë, në të cilat Gjykata trajton rëndësinë e mbrojtjes adekuate për të drejtat e grupeve LBTQI kundër gjuhës së urrejtjes dhe masën në të cilën shtetet mund të kufizojnë lirinë e shprehjes gjatë një gjendje të jashtëzakonshme.

Vendimet e analizuara kryesisht rikonfirmuan praktikën gjyqësore të mirëpërcaktuar, ndërsa disa sqaruan më tej standardet evropiane. Ndonëse respekton parimin e subsidiaritetit, në disa raste Gjykata ishte shumë kritike ndaj legjislacionit vendas (p.sh. për dhënien e mbrojtjes së përforcuar nëpërmjet sanksioneve penale për reputacionin e një kreu të shtetit) ose për mënyrën se si ligji vendas zbatohej nga gjyqësori.

Buletini është në dispozicion në Anglisht, Shqip, Boshnjakisht, Maqedonisht, në gjuhën  Malazeze dhe atë Serbe dhe është përgatitur në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022” dhe projektit rajonal “Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Evropën Jug-Lindore (JUFREX)”.

 

 

Ballkani Perendimor Shtator 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.