Back Drejtorët e burgjeve në Maqedoninë e Veriut e vijuan trajnimin për adresimin e ekstremizmit dhe radikalizmit në burgje

Drejtorët e burgjeve në Maqedoninë e Veriut e vijuan trajnimin për adresimin e ekstremizmit dhe radikalizmit në burgje

Dymbëdhjetë drejtorë të burgjeve, si dhe përfaqësues të lartë të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve (DES) i përforcuan njohuritë e tyre për zhvillimet e fundit dhe qasjet ndërkombëtare ndaj trajtimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në burgje, gjatë trajnimit të avancuar që u mbajt në Shkup më 2 dhe 3 nëntor 2020.

Ky trajnim u fokusua tek sfidat me të cilat ballafaqohen sistemet penitenciare në mbarë Evropën, identifikimin e hershëm i radikalizmit, si dhe aplikimin individual të programeve për të burgosurit e radikalizuar të hartuara në kuadër të projekteve të Këshillit të Evropës. Pjesëmarrja e të gjithë drejtorëve e mundësoi diskutimin për mënyrat në të cilat mund të përmirësohet këmbimi i informatave me DES-in, në drejtim të adresimit më të mirë të kësaj dukurie. Gjatë diskutimit, u përfundua që drejtuesit e burgjeve duhet të mbështeten fuqishëm në informatat të cilat i marrin nga ekipet multi-disiplinore për trajtim, që përbëhen nga kuadri me përvojë dhe të cilët janë në kontakt të përditshëm me të burgosurit e radikalizuar.

Ky trajnim u realizua në formë hibride: pjesëmarrësit ishin të pranishëm, ndërkohë që dy konsulentët ndërkombëtarë të Këshillit të Evropës ishin të kyçur on-line.

Projekti “Rritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar dhe mekanizmit të mbikëqyrjes së jashtme në Maqedoninë e Veriut” është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, që zbatohet nga Këshilli i Evropës.

 

This activity was organised under the auspices of the Action “Enhancing the capacities of the penitentiary system and the external oversight mechanism in North Macedonia”, co-funded by the European Union and the Council of Europe within the “Horizontal Facility for Western Balkans and Turkey 2019-2022” and implemented by the Council of Europe.

Shkup 2-3 Nëntor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page