Liria e shprehjes dhe informacionit dhe liria e mediave janë thelbësore për funksionimin e një shoqërie të vërtetë demokratike dhe vazhdojnë të jenë të tilla dhe në kohë krizash. Veçanërisht, në kohë krizash, mediat luajnë një rol kryesor, e kombinuar me rritjen e përgjegjësisë në sigurimin e informacionit të saktë, të verifikuar për publikun, dhe parandalimin e panikut dhe forcimin e kuptimit të njerëzve për kufizimet e nevojshme dhe bashkëpunimin e tyre për t'i zbatuar ato.
Pandemia COVID-19 e cila u përhap në të gjithë botën në fillim të vitit 2020 paraqet një kërcënim serioz për shëndetin, jetën dhe të ardhmen e të gjithë ne. Qeveritë, autoritetet shëndetësore dhe një numër i madh profesionistësh në Maqedoninë Veriore dhe në të gjithë botën po punojnë për të ndaluar përhapjen dhe për të lehtësuar efektet e saj. Si rezultat, pothuajse çdo aspekt i jetës së përditshme të miliarda njerëzve në të gjithë botën ka ndryshuar. Gjetja e një përgjigje efektive ndaj pandemisë është një përparësi kryesore e përbashkët për vendimmarrësit në të gjithë botën.
Masat emergjente janë të nevojshme dhe të justifikuara në kohë krize. Sidoqoftë, në mënyrë të pashmangshme, u ngritën pyetje në lidhje me shkallën në të cilën duhet të shkonin ato masa dhe sa kohë duhet të qëndronin në fuqi. Ruajtja e jetës dhe shëndetit është një qëllim kryesor dhe shtetet duhet të veprojnë shpejt dhe bindshëm në një situatë të tillë. Megjithatë, përgjigja e tyre duhet të jetë në përpjesëtim me kërkesat e bëra nga situata në lidhje me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, e cila është një tipar themelor i një qeverie demokratike. Sigurimi i informacionit në kohë për rreziqet e shëndetit publik është një element kryesor për t'iu përgjigjur krizës.
Komunikimi dhe dialogu i hapur duhet të sigurohet gjithmonë midis organizatave qeveritare dhe joqeveritare lokale dhe ndërkombëtare, organizatave të medias, punonjësve të medias dhe shoqërisë civile për të siguruar mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut në kohë krize.
Sigurimi i qasjes efektive deri në informacione për publikun përfshin dy aspekte të ndryshme.Nga njëra anë, qeveritë transmetojnë informacionet e duhura përmes konferencave të shtypit , raporteve dhe njoftimeve publike.Nga ana tjetër, mbulimi nga media bazuar në burime të pavarura të lajmeve, metoda transparente editoriale dhe informacione të sakta, të verifikuara është thelbësore për edukimin dhe informimin e publikut si në rajon dhe në atë lokal, dhe për të studiuar masat e marra për të kufizuar krizën, inkurajuar rivlerësim dhe përshtatje në përputhje me ndryshimin e nevojave.
Gazetaria cilësore, e përgjegjshme, e cila përfshin kërkime të thelluara shkencore nga gazetarë të orientuar drejt shkencës, është thelbësore për një publik të vetëdijshëm dhe të mirëinformuar, të aftë për mendim kritik. Përveç kësaj, me një bollëk informacioni të verifikuar, ne në mënyrë efektive luftojmë thashethemet, dezinformatat dhe keqinformimet që mund të çojnë në panik të panevojshëm.
Ndërsa mediat janë përgjegjëse për mbulimin e krizës sa më saktë dhe me kohë të jetë e mundur, vetë gazetarët janë të prekur nga kriza ndërsa qëndrojnë në vijën e parë të frontit. Të kesh këshilla në dispozicion të ekspertëve për raportimin për pandeminë, si dhe mbrojtjen e duhur mjekësore kundër rreziqeve që lidhen me KOVID-19 është thelbësore për kryerjen e punës së tyre.
Në kuadër të projektit Liria e shprehjes dhe Liria e mediave në Maqedoninë Veriore (JUFREX). ЈUFREX është pjesë e "Programit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II", iniciativë për bashkëpunim e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, zbatuar nga Këshilli i Evropës për të ndihmuar përdoruesit të përmbushin axhendat e reformave në fushën e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe kornizën e procesit të zgjerimit të BE-së, aty ku është e zbatueshme.
Mësoni më shumë rreth projektit Këtu