Puna në këtë fushë tematike fokusohet tek burgjet dhe policia (duke përfshirë të drejtat e njeriut në policim, kujdesi shëndetësor në burgje dhe masat mbrojtëse kundër torturës dhe keqtrajtimit), standardet e të drejtave të njeriut në gjyqësor (duke u fokusuar në përmirësimin e zbatimit të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), çështjet e migracionit, efikasiteti i sistemeve të drejtësisë (me fokus në analizimin e statistikave gjyqësore për të optimizuar administratat e gjykatave) dhe/ose bashkëpunimi ligjor (i cili përqendrohet në rritjen e pavarësisë individuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor).

Back Përfaqësuesit e institucioneve gjyqësore rikonfirmojnë angazhimin e tyre për të forcuar efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë në Shqipëri

Përfaqësuesit e institucioneve gjyqësore rikonfirmojnë angazhimin e tyre për të forcuar efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë në Shqipëri

Anëtarët e Komitetit Drejtues të projektit të përbashkët Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Shqipëri - SEJ III" diskutuan mbi ecurinë e aktiviteteve për semestrin e fundit dhe planet në vazhdim. Përfaqësuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë theksuan nevojën për forcimin e administratës dhe kapaciteteve gjyqësore në adresimin e sfidave të reformës në drejtësi.

Anëtarët e Komitetit Drejtues morën parasysh rezultatet e arritura dhe vunë theksin në komentet e tyre mbi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes me masa konkrete dhe mjete unike të Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) në fushat prioritare siç është harta e re gjyqësore, metodologjia e unifikuar për mbledhjen e statistikave gjyqësore, mbështetja për trajnimin e vazhdueshëm të Shkollës së Magjistraturës dhe u pajtuan për veprimet e rëndësishme të propozuara dhe modalitetet e zbatimit të lidhura me to.

Përveç kësaj, ata mbështetën qasjet inovative dhe zgjidhjet e IT-së në zbatim nga Aksioni veçanërisht në krijimin e sistemit të kënaqësisë së përdoruesve të gjykatës, pilotimin e platformës së njoftimeve online në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe krijimin e një platforme të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore për stafin jo-gjyqësor në gjykatat shqiptare.

Projekti mbi "Përforcimin e Efikasitetit dhe Cilësisë së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri – SEJ III", është pjesë e programit "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022", një nismë bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës i cili synon t'iu mundësojë përfituesve zbatimin e axhendave të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë në përputhje me standardet evropiane.

Tiranë 24 Shtator 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.