Puna në këtë fushë fokusohet në promovimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në përputhje me standardet evropiane. Ajo synon profesionistët ligjorë (gjyqtarët, prokurorët, avokatët), autoritetet policore, autoritetet rregullatore të medias dhe organet qeveritare përgjegjëse për legjislacionin e medias dhe çështjet e lidhura me gazetarinë, si dhe aktorët e medias (gazetarë, shoqata gazetarësh, organe vetërregulluese, studentë të drejtësisë dhe të gazetarisë dhe organizata të tjera mediatike). Temat e mbrojtjes së të dhënave dhe qasjes në informacionin publik janë me interes të veçantë në kuadër të temës së mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe të medias.

Back Përfaqësuesit shqiptarë të zbatimit të ligjit trajnohen mbi standardet e lirisë së shprehjes: siguria dhe mbrojtja e gazetarëve

Përfaqësuesit shqiptarë të zbatimit të ligjit trajnohen mbi standardet e lirisë së shprehjes: siguria dhe mbrojtja e gazetarëve

Nëntëmbëdhjetë instruktorë të zbatimit të ligjit të Sektorit të Tajnimit dhe Përgatitjes së Policisë morën pjesë në një trajnim intensiv për standardet e Këshillit të Evropës, mbi lirinë e shprehjes, sigurinë dhe mbrojtjen e gazetarëve.

Një eksperte e lartë e Këshillit të Evropës i prezantoi pjesëmarrësit me standardet përkatëse që rrjedhin nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), organe të tjera përkatëse të Këshillit të Evropës, kuadrin ligjor vendas, dhe mjetet operative si Platforma e Sigurisë së Gazetarëve.

Pikëpamjet praktike të sjella nga një gazetar investigativ çuan në diskutime aktive mbi situatën aktuale dhe mënyrat për të trajtuar sigurinë e gazetarëve. Pjesëmarrësit u angazhuan në punë në grupe duke diskutuar skenarë të ndryshëm dhe rastet e anonimizuara aktuale të GJEDNJ-së. Ata vlerësuan informacionin e marrë dhe metodologjinë e aplikuar nga ekspertët dhe theksuan nevojën për trajnime vijuese.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri (JUFREX)”, pjesë e programit të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

 

 

Tiranë 3-4 Nëntor 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page