Back Prezantimi Rajonal i Instrumentit Horizontal ne Shkup

BE dhe Këshilli i Evropës vazhdojnë të mbështesin reformat në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë
Prezantimi Rajonal i Instrumentit Horizontal ne Shkup

BE-ja dhe Këshilli i Evropës vazhdojnë të mbështesin reformat në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi në fushat e të drejtave të njeriut, demokracisë, dhe shtetit të së drejtës. Vazhdimësia e programit të përbashkët ‘Mekanizmi Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë’ u prezantua gjatë konferencës rajonale që u organizua në Shkup, Maqedonia e Veriut, në 9 Tetor 2019.

Nikola Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, mirëpriti vazhdimësinë e këtij programi që tregoi rezultate konkrete gjatë fazës së parë të zbatimit. Maqedonia e Veriut është një shembull i qartë në rajon – ne kemi demonstruar vullnet të fuqishëm politik për të ndërmarrë reformat e nevojshme në të katër fushat që mbulohen nga ky program dhe sjellë këtu mënyrën europiane të të jetuarit. Zbatimi i Programit të Instrumentit Horizontal është një mbështetje e madhe në këtë drejtim. Shteti ligjor; lufta kundër korrupsionit; anti-diskriminimi dhe liria e shprehjes dhe liria e medias janë fusha kyce që duhet të reformohen, tha Ministri Dimitrov.

Për Verena Taylor, Drejtore e Zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve të Këshillit të Evropës mesazhi kryesor i konferencës që mblodhi më shumë se 200 përfaqësues nga Shqipëria, Bosnjë dhe Herzegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia, është që Ballkani Perëndimor dhe Turqia janë të rëndësishme për Evropën. Ju jeni të rëndësishëm për Evropën, ndaj ne po kombinojmë instrumentet tona më të mira, për tju mbështetur në proceset reformuese, u shpreh ajo  gjatë fjalës së hapjes. Për më tepër, ajo theksoi rëndësinë e pjesmarrjes së përfaqësuesve të shoqërisë civile, me të cilët Këshilli i Evropës bashkëpunon me sukses.

Instrumenti Horizontal merret me shumë cështje të rëndësishme, duke kontribuar për respektimin e të drejtave të njeriut, tha Colin Wolfe, Drejtues Sektori për Bashkëpunimin Rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe Programet në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Komisioni Evropian. Njerëzit duhet të dijnë se të drejtat e tyre mbrohen dhe është e rëndësishme që t’i mbajmë të rinjtë në rajon; ata duhet të dijnë se mund t’i përmbushin shpresat dhe ëndërrat në vendet e tyre, shtoi ai. Së bashku mund të krijojmë një Evropë që vendos fokusin tek vlerat tona, i mbron dhe garanton ato, tha në mbyllje Z. Wolfe.

Faza e dytë e Programit, me një verë 41 milionë €, do të vazhdojë deri në vitin 2022 dhe do të zgjerojë fushat e kësaj iniciative duke përfshirë për herë të parë tema si liria e shprehjes dhe liria e medias.

Në tërësi, faza e re e programit do të fokusohet në 4 fusha përfshirëse: sigurimi i drejtësisë; lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimit ekonomik; promovimi i anti-diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve vulnerabël si dhe liria e shprehjes e liria e medias.

Vazhdimësia e programit ndërtohet në suksesin e fazës së parë të iniciativës, që u zbatua përgjatë 2016 – 2019. Kjo iniciativë ka mundësuar një numër rezultatesh konkrete si ambjente më tolerante në shkolla, ligje dhe masa më efektive anti-korrupsion, rritje e efikasitetit e sistemeve të drejtësisë si dhe ka sjellë mundësi më të barabarta për grupet vulnerabël.

 

 

Regional launching of the Horizontal Facility II

* Ky emërtim nuk paragjykon pozicionet mbi statusin, dhe është në linjë me RKSKB 1244 si dhe me Opinionin e GjND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Shkup 9 Tetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page