Puna në këtë fushë tematike fokusohet tek burgjet dhe policia (duke përfshirë të drejtat e njeriut në policim, kujdesi shëndetësor në burgje dhe masat mbrojtëse kundër torturës dhe keqtrajtimit), standardet e të drejtave të njeriut në gjyqësor (duke u fokusuar në përmirësimin e zbatimit të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), çështjet e migracionit, efikasiteti i sistemeve të drejtësisë (me fokus në analizimin e statistikave gjyqësore për të optimizuar administratat e gjykatave) dhe/ose bashkëpunimi ligjor (i cili përqendrohet në rritjen e pavarësisë individuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor).

Back Takimi i tretë i Këshillit Drejtues i projektit “Rritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar dhe mekanizmit të mbikëqyrjes së jashtme në Maqedoninë e Veriut”

photo: Shutterstock

photo: Shutterstock

Më 8 korrik 2020 në formatin on-line u mbajt takimi i tretë i Këshillit Drejtues i projektit “Rritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar dhe mekanizmit të mbikëqyrjes së jashtme në Maqedoninë e Veriut”.

Gjatë këtij takimi u prezantuan rezultatet e arritura në gjysmën e parë të vitit 2020, së bashku me masat emergjente për adresimin e sfidave të shkaktuara nga epidemia Covid-19. Ato u vlerësuan nga Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, si dhe nga përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë. Pjesëmarrësit u informuan për zbatimin e të gjitha aktiviteteve të parapara me planin e adaptuar, falë dedikimit dhe përkushtimit të stafit të institucioneve përfituese. Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në cilësinë e koordinatorit për Projektin Horizontal, e theksoi mbështetjen e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut.

Anëtarët e Këshillit Drejtues e miratuan planin e punës për gjashtë muajt e ardhshëm dhe kishin diskutim produktiv për aktivitetet e planifikuara. Anëtarët e Këshillit u pajtuan rreth hapave dhe masave të ardhshme, pas diskutimit mbi sfidat me të cilat ballafaqohet operacionalizimi i Kontrollit të mbikëqyrjes së jashtme për policinë. Koordinatori nacional për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm i vlerësoi të arriturat e projektit në fushën e shkyçjes të të dënuarve të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj.

Projekti “Rritja e kapaciteteve të sistemit penitenciar dhe mekanizmit të mbikëqyrjes së jashtme në Maqedoninë e Veriut” është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, që zbatohet nga Këshilli i Evropës.

Shkup 10 korrik 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.