Puna në këtë fushë tematike fokusohet tek burgjet dhe policia (duke përfshirë të drejtat e njeriut në policim, kujdesi shëndetësor në burgje dhe masat mbrojtëse kundër torturës dhe keqtrajtimit), standardet e të drejtave të njeriut në gjyqësor (duke u fokusuar në përmirësimin e zbatimit të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), çështjet e migracionit, efikasiteti i sistemeve të drejtësisë (me fokus në analizimin e statistikave gjyqësore për të optimizuar administratat e gjykatave) dhe/ose bashkëpunimi ligjor (i cili përqendrohet në rritjen e pavarësisë individuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor).

Back Stafi mjekësor dhe psiko-social u afësua për të zhvilluar plane trajtimi multidisiplinar për pacientët forensikë

Tiranë 19-20 Shtator 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Stafi mjekësor dhe psiko-social u afësua për të zhvilluar plane trajtimi multidisiplinar për pacientët forensikë

24 profesionistë nga 5 IEVP në Shqipëri dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve rritën kapacitetet e tyre në ofrimin e një vlerësimi të thelluar për të zhvilluar një Plan Trajtimi Individual multidisiplinar.

Si personeli mjekësor ashtu edhe ai psiko-social rriti njohuritë e tyre mbi çrregullimet në burgje, si çrregullimet e humorit, personalitetit, stresit psikotik dhe post-traumatik, duke u njohur gjithashtu me terapi të tilla si terapia konjitive e sjelljes (CBT) dhe terapi e bazuar në efektet e traumës. U zhvilluan gjithashtu modele planesh trajtimi lidhur me çrregullimet më të zakonshme në burgjet Shqiptare. Një fokus i shtuar u vendos në sqarimin ndërmjet trajtimit mjekësor kundrejt terapive mbështetëse psikologjike/profesionale, bashkëpunimit të ekipit multidisiplinar, monitorimit të dinamikës së çrregullimeve dhe individualizimit të planeve model.

Trajnimi u realizua në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Faza III”, dhe në veçanti Projekti “Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e dënuar në Shqipëri”.

 

 

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.