Puna në këtë fushë tematike fokusohet tek burgjet dhe policia (duke përfshirë të drejtat e njeriut në policim, kujdesi shëndetësor në burgje dhe masat mbrojtëse kundër torturës dhe keqtrajtimit), standardet e të drejtave të njeriut në gjyqësor (duke u fokusuar në përmirësimin e zbatimit të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), çështjet e migracionit, efikasiteti i sistemeve të drejtësisë (me fokus në analizimin e statistikave gjyqësore për të optimizuar administratat e gjykatave) dhe/ose bashkëpunimi ligjor (i cili përqendrohet në rritjen e pavarësisë individuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor).

Back CEPEJ mbështet ndërgjegjësimin e gjyqtarëve mbi ndërmjetësimin në Shqipëri

TIRANE, SHQIPERI 2 Korrik 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
CEPEJ mbështet ndërgjegjësimin e gjyqtarëve mbi ndërmjetësimin në Shqipëri

Në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësimit të Shqipërisë u organizua sot një seminar ndërgjegjësues për referimin në ndërmjetësim me pjesëmarrjen e 15 magjistratëve nga gjykatat e Shqipërisë, ekspertë kombëtarë dhe ekspertë të CEPEJ.

Aktiviteti, i organizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, përfshiu prezantime dhe diskutime mbi mjetet e CEPEJ-it për ndërmjetësimin, praktikat kombëtare dhe praktikat më të mira evropiane, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të rrisin njohuritë e tyre mbi legjislacionin kombëtar në lidhje me ndërmjetësimin në çështjet civile dhe administrative si dhe mbi një gamë të gjerë të praktikave të ndryshme të ndërmjetësimit në Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës.

Aktiviteti u organizua nga projekti “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri” (SEJ IV) në kuadrin e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

 

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.