Back Vlerësimi fillestar i të dënuarve dhe paraburgosurve me çrregullime të shëndetit mendor u pilotua me sukses në disa burgje dhe institucione të paraburgimit

Tiranë, Shqipëri 13 korrik 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Vlerësimi fillestar i të dënuarve dhe paraburgosurve me çrregullime të shëndetit mendor u pilotua me sukses në disa burgje dhe institucione të paraburgimit

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Shërbimi Penitenciar Shqiptar ka zgjeruar testimin e vlerësimit fillestar për të dënuarit dhe paraburgosurit me çrregullime të shëndetit mendor, duke e trajtuar shëndetin mendor si një prioritet të kujdesit shëndetësor që nga dita e parë e pranimit në IEVP.

Qasja e re, u prezantua në mars 2026 përmes një aktiviteti për ngritjen e kapaciteteve për mjekët e përgjithshëm dhe psikologët në katër burgje dhe dy institucione paraburgimi. Kjo qajse përdor tetë pyetje të thjeshta për të identifikuar çrregullimet e mundshme të shëndetit mendor sapo dikush mbërrin në një institucion të mbyllur.

Më 13 qershor 2026, një eksperte e Këshillit të Evropës dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kryen një vlerësim të fokusuar në dy dimensione: përvojën e mjekut të përgjithshëm në kryerjen e vlerësimit për të gjithë të sapoardhurit dhe komentet e të dënuarve dhe paraburgosurve mbi këtë praktikë të re. Rezultatet e vlerësimit konfirmuan se metodologjia e zhvilluar ndihmon në identifikimin e hershëm të çrregullimeve të shëndetit mendor si dhe siguron një process më sistematik të referimit. Meqenëse në të dy institucionet e paraburgimit nuk ka psikiatër rezident dhe një numër i konsiderueshëm i të burgosurve rezultuan pozitivë në vlerësimin fillestar, u kërkua vizita e mjekut psikiatër të Spitalit të Burgut për një vlerësim më të thelluar.

Rezultatet e vlerësimit gjithashtu konfirmuan se metodologjia ishte lehtësisht e zbatueshme dhe mund të shtrihej në të gjithë IEVP shqiptare. Bazuar në komentet e të dënuarve dhe paraburgosurve që i ishin nënshtruar vlerësimit fillestar të shëndetit mendor, u propozua një ndryshim në pyetësor. Ndërsa objektivi i përcaktuar ishte kryerja e vlerësimit për të paktën 15 të sapoardhur në muaj, mjekët realizuan nga 55 deri në 67 vlerësime në muaj. Ky rezultat tregon angazhimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit, zbatueshmërinë e metodologjisë dhe konfirmon seidentifikimi i hershëm çon në referime dhe shërbime trajtimi më të mira për të gjithë personat me çrregullime të shëndetit mendor në institucione të mbyllura.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, dhe projektit Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të dënuarve në Shqipëri.

 

 

Puna në këtë fushë tematike fokusohet tek burgjet dhe policia (duke përfshirë të drejtat e njeriut në policim, kujdesi shëndetësor në burgje dhe masat mbrojtëse kundër torturës dhe keqtrajtimit), standardet e të drejtave të njeriut në gjyqësor (duke u fokusuar në përmirësimin e zbatimit të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), çështjet e migracionit, efikasiteti i sistemeve të drejtësisë (me fokus në analizimin e statistikave gjyqësore për të optimizuar administratat e gjykatave) dhe/ose bashkëpunimi ligjor (i cili përqendrohet në rritjen e pavarësisë individuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor).

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.