Back Sjellim të drejtën e pronës më afër qytetarëve përmes shërbimeve kadastrale më të qarta dhe të arritshme

Shqipëri 15 Qershor 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Sjellim të drejtën e pronës më afër qytetarëve përmes shërbimeve kadastrale më të qarta dhe të arritshme

Qasja në informacion të qartë dhe praktik është thelbësor për mbrojtjen e të drejtës së pronës, veçanërisht kur bëhet fjalë për pronësinë mbi banesën, tokën dhe pasurinë. Edhe pse navigimi në procedurat kadastrale shpeshherë mund të duket i ndërlikuar, këto procese janë thelbësore për të garantuar që prona të jetë e sigurt dhe e mbrojtur.

Për të mbështetur të kuptuarit prej publikut dhe për ta sjellë këtë informacion më pranë qytetarëve, u lançua një nismë ndërgjegjësuese në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës shqiptarë. Qëllimi: prezantimi i shërbimeve më kryesore kadastrale në një mënyrë sa më të thjeshtë, praktike dhe të orientuar drejt qytetarëve.

Përmes një serie prej gjashtë videosh të qarta dhe që kanë në qendër qytetarin, nisma shpjegon se si qytetarët mund të kenë qasje në shërbimet kryesore, të kuptojnë procedurat kadastrale dhe të marrin vendime të informuara për të drejtat e tyre pronësore. Videot i udhëzojnë përdoruesit hap pas hapi, duke forcuar transparencën, duke ulur pasigurinë ligjore dhe duke e bërë informacionin sa më të aksesueshëm për të gjithë, përfshirë qytetarët që mund të mos jenë të familjarizuar me procedurat përkatëse apo kërkesat administrative.

Gjashtë videot ndërgjegjësuese fokusohen në çështjet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët dhe komunitetet në nivel vendor: si mund të aplikohet online për shërbime kadastrale të caktuara përmes platformës e-Albania, si të kuptohen rregullat dhe procedurat e regjistrimit të pronës, si po digjitalizohen hartat kadastrale dhe pse regjistrimi fillestar i pronës është kaq i rëndësishëm për garantimin e sigurisë juridike.

Në zemër të kësaj nisme qëndron një mesazh i thjeshtë, por i fuqishëm: qytetarët duhet të kenë mundësi të aksesojnë informacion të qartë dhe të kuptueshëm mbi të drejtën e tyre të pronës, pa pengesa të panevojshme. Informimi më i mirë sjell më pak keqkuptime dhe vonesa, si dhe në fund, më shumë besim gjatë ndërveprimit me shërbimet publike. Ai kontribuon në një sistem kadastral më transparent, ku procedurat janë më të lehta për t’u ndjekur dhe qytetarët fuqizohen për të mbrojtur të drejtën e tyre të pronës.

Përgjatë gjashtë muajve të fundit, nisma arriti rreth 111,000 qytetarë dhe rreth 3,000 ndërveprime aktive në platformat e mediave sociale, duke treguar kështu nevojën për të komunikuar reformat institucionale në një mënyrë më të kuptueshme, praktike dhe të rëndësishme për nevojat e tyre të përditshme.

Përmes kësaj qasjeje, transparenca bëhet jo vetëm një objektiv institucional, por një përfitim i drejtpërdrejtë për qytetarët, duke i ndihmuar ata të gjejnë informacionin, të aplikojnë për shërbime, të ndjekin procedurat dhe të mbrojnë më mirë të drejtat e tyre pronësore.

Kjo nismë ndërgjegjësuese mbështetet nga Projekti Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX III), pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

 

 

Regjistrimi i parë i pronës

Digjitalizimi i Shërbimeve Kadastrale

Përfitimi i aktit të pronësisë për tokën bujqësore në përdorim

 

 

Pagesa online e tarifave kadastrale

 

 

Stafi i Agjencisë së Kadastrës mbështet çdo kërkesë

 

 

Procesi i legalizimit të pronës

Puna në këtë fushë tematike fokusohet tek burgjet dhe policia (duke përfshirë të drejtat e njeriut në policim, kujdesi shëndetësor në burgje dhe masat mbrojtëse kundër torturës dhe keqtrajtimit), standardet e të drejtave të njeriut në gjyqësor (duke u fokusuar në përmirësimin e zbatimit të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), çështjet e migracionit, efikasiteti i sistemeve të drejtësisë (me fokus në analizimin e statistikave gjyqësore për të optimizuar administratat e gjykatave) dhe/ose bashkëpunimi ligjor (i cili përqendrohet në rritjen e pavarësisë individuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor).

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.