Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës po asistojnë Shërbimin e Penitenciar Shqiptar në prezantimin e një programi të Terapisë Konjitive të Sjelljes (CBT), me qëllim përgatitjen më të mirë të të dënuarve për lirimin.
Një aktivitet vijues për ndërtimin e kapaciteteve u zhvillua në Tiranë më 28–29 Janar, duke mbledhur profesionistë nga fusha penitenciare në kuadër të përgatitjeve për prezantimin e metodologjisë së pilotimit të përshtatur të CBT-së. Psikologë nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale (IEVP) të Fierit dhe Fushë-Krujës, të cilët testuan programin në vitin 2024, ndanë përvojat dhe praktikat e mira me kolegë nga IEVP të tjera ku programi do të pilotohet.
CBT zbatohet përmes një serie seancash, gjatë të cilave terapisti ndihmon individin të identifikojë dhe të sfidojë modelet negative të të menduarit, të mësojë të njohë shtrembërimet në të menduar që krijojnë probleme, si dhe të kuptojë sjelljen dhe motivimin e të tjerëve.
Reagimet fillestare kanë qenë pozitive, pa asnjë rezistencë të raportuar nga të dënuarit në IEVP-të e Fierit apo të Fushë-Krujës. Ky aktivitet pason trajnimin e zhvilluar në vitin 2024 mbi prezantimin e programit CBT për stafin penitenciar Shqiptar. Dy IEVP të tjera do të përzgjidhen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të vijuar pilotimin e programit. Deri në shkurt 2026, CBT pritet të zbatohet në katër IEVP në Shqipëri, duke përfshirë deri në 60 të dënuar.
Pjesëmarrësit përfshinë profesionistë nga IEVP-të e Fierit, Vlorës, Lezhës dhe Fushë-Krujës, si dhe përfaqësues të përzgjedhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, të cilët do të ofrojnë mbështetje dhe këshillim në terren për të garantuar qëndrueshmërinë e programit.
Trajnimi u zhvillua në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, dhe të projektit Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të personave të dënuar në Shqipëri.

