Back Fushata rajonale e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Bllokoje Urrejtjen. Shpërndaje Dashurinë!" përhapet

Fushata rajonale e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës

Që prej shpalljes së saj zyrtare në mes të dhjetorit, fushata rajonale e gjuhës së urrejtjes ka vazhduar të shtrijë audiencë të gjerë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Profilet e fushatës në Facebook, Twitter dhe Instagram po vizitohen gjithnjë e më shumë nga një numër i madh njerëzish në baza ditore.

Meglena Kuneva, Ambasadore e BE-së në Këshillin e Evropës dhe Verena Taylor, Drejtore e Zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve të Këshillit të Evropës kanë ngritur zërin e tyre në luftën kundër gjuhës së urrejtjes në videon më të fundit të fushatës, të shpallur sot. Videoja synon të sigurojë detaje të mëtejshme për ndjekësit e fushatës rajonale rreth sfondit të saj, fushës dhe rëndësisë së angazhimit dhe bashkëpunimit kundër gjuhës së urrejtjes.

Video gjithashtu synon të prezantojë ndjekësit me mjetet kryesore të fushatës rajonale, përfshirë faqen e saj në internet, e cila përmban një numër burimesh për aktivistët e shoqërisë civile, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe qytetarët, të përkthyera në gjuhë të ndryshme kombëtare. Rreth fundit të videos, ndjekësit do të jenë në gjendje të shohin një paraqitje të shkurtër të ambasadorëve tanë të gjuhës së urrejtjes, figura të shquara publike nga rajoni, të cilat së shpejti do t'i paraqiten publikut dhe do të marrin pjesë aktive në fushatën rajonale.

Shikoni videot e shpalljes së fushatës në anglisht, shqip, boshnjakisht, maqedonisht ose serbisht

Fushata zhvillohet në kuadër të projektit mbi "Promovimin e diversitetit dhe barazisë në Ballkanin Perëndimor", që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022", zbatuar nga Departamenti I Anti-Diskriminimit i Këshillit të Evropës.

 Block the hatred. Share the love. campaign video

 Albanian

 Bosnian/Montenegrin

 English

 Macedonian

 Serbian

 Block the hatred. Share the love. campaign video (short version)

 Albanian

 Bosnian/Montenegrin

 English

 Macedonian

 Serbian

Ballkani Perendimor 29 Prill 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page