Back Konsultim i Hapur i Strategjisë dhe Plan - Veprimit mbi "Përmirësimin e Mundësive të Edukimit dhe Punësimit për të dënuarit në Shqipëri"

Konsultim i Hapur i Strategjisë dhe Plan - Veprimit mbi

 

Më datë 31 Mars 2021 u prezantua Drafti i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për përmirësimin e mundësive për edukim dhe punësim për personat e dënuar në Shqipëri. Synimi i këtij aktiviteti ishte konsultimi i propozimeve me grupet e interesuara dhe përshtatja e mëtejshme me kontekstin shqiptar.

Si rezultat i këtij konsultimi u krijua një perspektivë e qartë për angazhimin e secilit prej institutcioneve dhe aktorëve të përfshirë, si dhe u ndanë mendime për detajuar më tej dokumentat në përputhje me organizimin e shërbimeve të edukimit dhe punësimit në systemin penitenciar shqiptar. Strategjia dhe Plani i Veprimit referohen tek praktikat më të mira të vendeve Evropiane të zhvilluara në një studim krahasues, si dhe marrin në konsideratë përgjigjet e mbledhura nga një anketë e kryer në nëntë IEVP dhe sugjerimet e grupit të punës- aktivitete këto të mbështetura nga projekti me qëllim zhvillimin e një strategjie të bazuar në standarded më të mira bashkëkohore dhe nevojat e sistemit penitenciar shqiptar.

“Këto 25 vitet e fundit përpjekjet për të adresuar arsimin dhe punësimin në burgje nuk kanë qënë të suksesshme. Jam e lumtur që dëshmoj se ndryshimet legjislative të miratuara me paketën e ligjeve penitenciare për herë të parë janë çuar më tej përmes një qasje strukturore"- tha Znj. Vasilika Hysi, Zëvendës Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë.

Një marrëveshje midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Shoqatës së Industrise Fasone, si dhe një bashkëpunim i strukturuar me organizatat e shoqërisë civile u konsideruan si të dobishme për arritjen e suksesit. Zbatimi i strategjisë, pasi të miratohet nga autoritetet, do të mbështetet më tej me aktet e nevojshme nënligjore.

Aktiviteti pati një pjesëmarrje të gjerë me përfaqësues të Ministrinë e Drejtësisë, Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e Arsimit, Shërbimi i Formimit Profesional, Agjensia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, Bashkia e Tiranës, Shoqata e Industrisë Fasone, Ministria e Financave dhe organizata të shoqërisë civile aktive në ofrimin e kurseve të formimit profesional dhe punësimit për të dënuarit shqiptarë.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Projektit “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të dënuarve në Shqipëri”, zbatuar nën fazën e dytë të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 – 2022” implementuar nga Këshilli i Evropës.

Shqipëri 31 Mars 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page