Back Kursi online për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve i qasshëm në gjuhët e Ballkanit përendimor

Kursi online për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve i qasshëm në gjuhët e Ballkanit përendimor

Kursi i ri për mbrojten dhe sigurinë e gazetarëve është tani i qasshëm në gjuhën shqipe, boshnjake, maqedone, malazeze dhe serbe.

Ky kurs u zhvillua nga Departamenti për Shoqëri Informative, në kuadër të Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me Programin HELP (Edukimi për të drejtat e njeriut për profesionistë ligjor), në kuadër të kornizës së programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Përendimor dhe Turqinë II (2019-2022)” më saktë projekti  “Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Evropën Jug-lindore (JUFREX 2)”.http://help.elearning.ext.coe.int/course/view.php?id=1790

Anëtarët e sekretariatit nga platforma e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve, Zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në kuadër të Këshillit të Evropës dhe nga Zyra e regjistrimit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjithashtu kanë kontribuuar në zhvillimin e këtij kursi.

Historia dhe qëllimi

Liria e shprehjes dhe rrjedha e lirë e informatave janë gurthemelet e debatit publik dhe demokracisë.

Për më tepër, liria e shprehjes dhe siguria e gazetarëve vazhdojnë të mbesin sfidat kryesore në Evropë. Kërcënimet ndaj gazetarëve dhe akterëve tjerë medial përfshijnë cenzurën, presionin politik dhe ekonomik, frikësimin, pasigurinë në punë, aplikimin e dhunshëm të legjislacionit për shpifjen përfshirë edhe sulmet fizike. Këto vepra (shpesh) kryhen në një kontekst të patolerueshëm të mosndëshkimit e cila gjë nxit recidivizmin dhe ka efekt shqetësues për lirinë e mediave.  

Në bazë të praktikës gjyqësore të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shtetet anëtare kanë obligime negative dhe pozitive për të mbrojtur gazetarët. Ato, jo vetëm që duhet të përmbahen nga përdorimi i deklaratave frikësuese politike ose prakikave juridike ndaj akerëve medial, por edhe e kanë për detyrë që në mënyrë aktive t’ju ofrojnë atyre mbrojtje të plotë me ligj   me qëllim të krijimit të një mjedisi të sigurtë për aktivitetet e tyre gazetareske.

Ky kurs falas i HELP ka për qëllim të ndihmojë profesionistët ligjor por edhe gazetarët dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit të identifikojnë dhe luftojnë kërcënimet ndaj gazetarëve dhe aktërve medial.

Struktura e kursit

Kursi zgjat rreth 10 orë dhe përbëhet nga pesë module substanciale.

Moduli 1: Standardet kyçe dhe parimet. Hyrje në temë. Liria e shprehjes. Gazetarët dhe akterët tjerë medial.

Moduli 2: Kërcënimet ndaj gazetarëve. Kërcënimet ndaj gazetarëve. Efektet e kërcënimeve. Përgjigja ndaj kërcënimeve.

Moduli 3: Korniza ligjore dhe mekanizmat dhe mjetet. Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës, kornizat ligjore të Bashkimit Evropian dhe OSBE. Mekanizmat dhe mjetet për mbrojtjen e gazetarëve, përfshirë platformën e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve.
 

Moduli 4: Integriteti fizik dhe psikologjik. Obligimet negative dhe pozitive të Shtetit për të mbrojtur gazetarët dhe akterët tjerë medial; dimensioni substancial dhe procedural i obligimit të Shtetit. Mosndëshkimi për krimet ndaj gazetarëve dhe efektet e tij.

Moduli 5: Gazetaria në veprim. Mbledhja e lajmeve: qasja në vende dhe evente, qasja në informacionin publik, mbrojtja e burimeve dhe sinjalizuesve. Publikimi: kufizimet substanciale dhe procedurale ligjore. Gazetaria në proces gjyqësor. Zbatimi i ligjit dhe gazetarët.

Në fund të çdo moduli ekziston kuizi dhe përmbledhja e modulit. Pas përfundimit, nëse përdoruesi në mënyrë të sukseshme ka kaluar kursin, do të pajiset me deklaratën elektronike te realizimit të kursit.

Kurset tutoriale dhe vetjake

Partnerët e projektit JUFREX 2 do të jenë në gjendje të implementojnë kurset tutoriale për Mbrojtjen dhe Sigurinë e gazetarëve të cilat përmbajnë informata për standardet ndërkombëtare por edhe për kornizat dhe praktikat legjislative dhe institucionale të vendeve të Ballkanit Përendimor (Shqipëria, Bosna, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). Këto kurse do të ofrohen nga ana e institucioneve vendore trajnuese për profesionistët ligjor (Akademitë e Drejtësisë, Odat e Avokatëve) dhe Universitetit në vitin 2021/2022 dhe të përdoret si mjet për të plotësuar materialet edukative tradicionale të përdorura në edukimin ligjor edhe pas përfundimit të projektit.

Përveç kurseve tutoriale, kurset vetjake janë tani të qasshme në platformën e HELP dhe në gjuhët në vijim:

 Shqip

 Boshnjakisht

 Maqedonisht

 Malazeze

 Serbe

Ju ftojmë të kontrolloni kursin për Mbrojtjen dhe Sigurinë e gazetarëve.
 

Ju dëshirojmë mësim të mirë!

 

 

---

*Ky shënim është pa paragjykim të qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

 

Ballkani Perendimor 12 Prill 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page