Back Ambasadorët e Rinj Evropianë japin një mesazh të fortë dhe të qartë nga Budapesti: Thuaj JO urrejtjes!

BUDAPEST, HUNGARI 17 – 19 JANAR 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Ambasadorët e Rinj Evropianë japin një mesazh të fortë dhe të qartë nga Budapesti: Thuaj JO urrejtjes!

Më shumë se 50 Ambasadorë të Rinj Evropianë (ARE-të) u njohën me metodat se si të trajtohet në mënyrë efektive gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi. Kjo do t’u mundësojë ARE-ve të bëjnë një ndryshim në komunitetet e tyre përmes promovimit të barazisë dhe diversitetit, duke kontribuar përfundimisht në luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në internet dhe jetën reale.

Në ambientet e Qendrës Rinore Evropiane në Budapest, ARE-të nga Ballkani Perëndimor dhe Vendet e Lindjes morën pjesë në trajnimin “ Promovimi i barazisë dhe mosdiskriminimit dhe luftimi i gjuhës së urrejtjes ”. Në vazhdimësi të trajnimit online të mbajtur në vitin 2023, ARE-të vazhduan rrugëtimin e tyre për të mësuar rreth koncepteve kryesore të të drejtave të njeriut, mosdiskriminimit, luftimit të urrejtjes dhe krijimit të kundër-narrativave ndaj gjuhës së urrejtjes, të ndihmuar nga stafi dhe ekspertët e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian.

Gjatë trajnimit u prezantua puna e Këshillit të Evropës dhe organeve të tij, veçanërisht e Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI). ARE-të morën këshilla mbi gjuhën e përshtatëshme që duhet të përdoret kur kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut, të cilat ata mund t’i përdornin në punën e tyre të komunikimit. Puna e bërë në fushën e mosdiskriminimit dhe luftimit të gjuhës së urrejtjes nga brezi i mëparshëm i ARE-ve në Ballkanin Perëndimor u prezantua për të frymëzuar pjesëmarrësit nga Vendet e Lindjes dhe rajonet e Ballkanit Perëndimor. Që nga viti 2020, një grup fillestar i ARE-ve iu bashkua fushatës “Blloko Urrejtjen. Fal Dashuri”, një nismë ndërgjegjësuese e zbatuar në kuadër të programit të Instrumentit Horizontal, si dhe punë të tjera të rëndësishme për luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit të kryer si pjesë e fazave të mëparshme të programeve rajonale.

Programi “Ambasadorët e Rinj Evropianë” është një nismë e Bashkimit Evropian, për të krijuar dhe zhvilluar një rrjet për ndarjen e aftësive, ideve dhe promovimin e vlerave dhe mundësive të BE-së ndërmjet të rinjve. Në këtë kontekst, roli i tyre në mbështetjen e luftës kundër gjuhës së urrejtjes dhe zhvillimin e kundër-narrativave në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane është thelbësor në procesin e përparimit të barazisë dhe diversitetit në rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe Vendeve të Lindjes

ARE-të do të vazhdojnë të mbështesin dhe të jenë të zëshëm kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, duke përdorur kundër-narrativa për t’i thënë ‘JO’ urrejtjes dhe diskriminimit, dhe ‘PO’  të drejtave të njeriut dhe barazisë, duke i bërë komunitetet e tyre më me diversitet dhe të barabartë.

Ky event është pjesë e projektit “Promovimi i barazisë dhe mosdiskriminimit: drejt shoqërive më elastike dhe gjithëpërfshirëse” dhe projektit “Promovimi i barazisë dhe luftimi i racizmit dhe intolerancës në Ballkanin Perëndimor”, të cilët janë pjesë e programeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës: “Partneritet për Qeverisje të Mirë” dhe “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.