Back Rehabilitimi i qëndrueshëm në sistemin penitenciar dhe shërbimin e provës në fokus të diskutimeve me autoritetet shqiptare

Tiranë/Shqipëri 15 Shtator
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Rehabilitimi i qëndrueshëm në sistemin penitenciar dhe shërbimin e provës në fokus të diskutimeve me autoritetet shqiptare

Autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara për të përdorur në kuadrin afatgjatë instrumentat e reja të krijuara në funksion të trajtimit të personave të dënuar për ekstremizëm të dhunshëm dhe për të miratuar kuadrin ligjor të nevojshëm për zbatimin e tyre në sistemet penitenciare dhe të shërbimit të provës. Ky angazhim u theksua gjatë diskutimeve të fundit midis Predrag Šofranac, Menaxher Programi i Projektit të Përbashkët Rajonal BE/Këshilli i Evropës “Fuqizimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor për menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizmit pas kryerjes së dënimit” dhe përfaqësuesve të autoriteteve përfituese në Shqipëri – Klevis Qose, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Administratës së Burgjeve dhe Eris Sheshi, Drejtor i Shërbimit të Provës.

Takimet u fokusuan në forcimin e rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të dënuar për ekstremizëm të dhunshëm brenda sistemit penitenciar dhe shërbimit të provës. Partnerët diskutuan për progresin e arritur deri më sot, duke u ndalur gjithashtu në aktivitetet e ardhshme në Shqipëri dhe rajon. Në takim u fol në lidhje me sfidat dhe nevojat e sistemeve penitenciare dhe të shërbimit të provës në Shqipëri, si dhe për fushat ku mbështetja e mëtejshme nga Këshilli i Evropës do të jetë thelbësore për avancimin e rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të dënuar për ekstremizëm të dhunshëm.

Pjesëmarrësit vlerësuan bashkëpunimin e suksesshëm me Këshillin e Evropës, duke ripërsëritur angazhimin e tyre për investime të mëtejshme në këtë drejtim në funksion të një rehabilitimi dhe riintegrimi efektiv të këtyre personave, si dhe duke pranuar rolin e tyre për për ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe të qetë.

Kjo iniciativë është pjesë e projektit rajonal “Fuqizimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor për menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizmit pas kryerjes së dënimit”, në kuadër të fazës së tretë të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal III”.