Një delegacion gjyqtarësh nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë vizitoi Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg. Kjo vizitë studimore, e organizuar nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, rrit bashkëpunimin gjyqësor dhe nxit mundësi të reja për ndarjen e përvojës dhe praktikave më të mira midis dy gjykatave.
Gjatë vizitës, gjyqtarët shqiptarë diskutuan aspekte kryesore të forcimit të praktikës gjyqësore, në përputhje me standardet evropiane. Temat përfshinin zbatimin efektiv të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga gjykatat e vendeve anëtare dhe rëndësinë e vendimeve të arsyetuara mirë për të pasur sigurinë ligjore. Këto shkëmbime, sollën njohuri praktike për delegacionin shqiptar, si dhe për të ndarë një kuptim më të thellë e të zgjeruar se si gjykatat vendase dhe Gjykata Evropiane mund të trajtojnë sfidat e përbashkëta.
Delegacioni mori pjesë në seancën dëgjimore të Dhomës së Madhe të GJEDNJ në çështjen Tergek kundër Türkiye dhe shkëmbeu këndvështrime me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e zyrës të Regjistrit të GJEDNJ-së mbi çështje të tilla si subsidiariteti, roli i gjykatave vendase në parandalimin e shkeljeve të Konventës, si dhe paraburgimi dhe masat që bazohen te asetet në procedimet penale.
Vizita synoi të nxiste dialogun e drejtpërdrejtë dhe trajtimin praktik, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit midis institucioneve gjyqësore shqiptare dhe evropiane. Kjo vizitë mbështet më tej përpjekjet për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Shqipëri, në përputhje me standardet evropiane.
Gjykata e Lartë e Shqipërisë ofroi mbështetjen kryesore për vizitën. Në këtë kuadër, Projekti Mbrojtjen e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX III), pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Intrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, mbështeti gjithashtu mundësitë për dialog dhe shkëmbimin e përvojave midis delegacionit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë dhe gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane, veçanërisht gjatë një tryeze të përbashkët të mbajtur më 5 mars


