Back Rritja e Aftësive në Teknologjinë e Informacionit në sistemin gjyqësor në Shqipëri: CEPEJ mbështet zhvillimin e një kurrikule të re trajnimi

Tiranë / Shqipëri 5 Qershor 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Rritja e Aftësive në Teknologjinë e Informacionit në sistemin gjyqësor në Shqipëri: CEPEJ mbështet zhvillimin e një kurrikule të re trajnimi

Komisioni Europian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, organizoi në Tiranë një takim mbi rolin dhe përdorimin e teknologjive të informacionit dhe inteligjencës artificiale në sistemet moderne gjyqësore. Nw aktivitet morwn pjesw përfaqësues nga gjykatat dhe prokuroritë për të diskutuar mbi rëndësinë e sistemeve elektronike të menaxhimit të çështjeve dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira europiane në këtë fushë.

Qëllimi kryesor i takimit ishte paraqitja për aktorët e përfshirë në zhvillimin e kurrikulës së trajnimit, e mjeteve të CEPEJ mbi drejtësinë dixhitale, përfshirë Udhëzuesin mbi “Si tw drejjtojme ndryshimin drejt drejtësisë dixhitale dhe Kartën Europiane tw Etikws për Përdorimin e Inteligjencës Artificiale në Sistemet Gjyqësore.

Diskutimet me përfaqësuesit e shërbimit të prokurorisë u përqendruan në mënyrë të veçantë në rëndësinë e përdorimit të sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve dhe ndikimin e tij në përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës së drejtësisë. Kurrikula e trajnimit do të plotwsohet më tej me praktikën shqiptare dhe do të jetë pjesë e trajnimit fillestar për gjyqtarët.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Shqipëri (SEJIV), pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (Instrumenti Horizontal III), bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.