Back Mbrojtja e Lirisë së Medias: Trajnimi Gjyqësorit për të Luftuar SLAPP-et në Shqipëri

Tiranë, Shqipëri 13 Mars 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Mbrojtja e Lirisë së Medias: Trajnimi Gjyqësorit për të Luftuar SLAPP-et në Shqipëri

Siguria e gazetarëve është thelbësore për një shoqëri demokratike, duke u mundësuar atyre të raportojnë për çështje të interesit publik pa frikë nga kërcënimet, intimidimet ligjore apo dhuna. Megjithatë, shpesh, gazetarët, edhe në Shqipëri, vazhdojnë të përballen me kërcënime, të tilla si Paditë Strategjike kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPPs) – veprime ligjore që ndërmerren për të frikësuar, heshtur ose rraskapitur financiarisht ata që raportojnë për çështje me interes publik.

Për të adresuar këtë, projekti i Bashkimit Evropian dhe i Këshillit të Evropës për lirinë e shprehjes dhe të medias, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, organizuan një trajnim kaskadë për profesionistët ligjorë, gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët mbi përparimin e sigurisë së gazetarëve me fokus në standardet anti-SLAPP.

Dy instrumente ligjore kyҫjanë miratuar kohët e fundit për të kundërshtuar abuzimin e SLAPP-ve:

Trajnimi ndoqi një qasje ndërvepruese, duke kombinuar prezantime, studime të rasteve, ushtrime simuluese dhe diskutime në grup për të rritur aftësinë e pjesëmarrësve për të zbatuar këto standarde ligjore në situata reale.

Këshilli i Evropës dhe Shkolla e Magjistraturës kanë një partneritet të fortë në përparimin e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjen e gazetarëve. Ky trajnim vazhdon këto përpjekje, duke siguruar që profesionistët ligjorë shqiptarë të jenë të mirë-pajisur për të mbështetur standardet evropiane në praktikën e tyre gjyqësore.

Duke nxitur një gjyqësor që mbron në mënyrë aktive lirinë e shtypit, Shqipëria i afrohet më shumë përmbushjes së angazhimeve të anëtarësimit në BE dhe krijimit të një mjedisi ligjor ku gazetarët mund të veprojnë pa frikën e presionit të panevojshëm ligjor ose hakmarrjes.

Me përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe hapjen e Kapitullit 23 - Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, qeveria është angazhuar të forcojë mbrojtjen e gazetarëve, duke përfshirë masat kundër SLAPP-ve, siç përshkruhet në Udhërrëfyesin e saj të BE-së. Një angazhim kyç është trajnimi i gjyqësorit për trajtimin e duhur të rasteve të SLAPP-eve.

Trajnimi u organizua në kuadër të iniciativës Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe medias në Shqipëri (PROFREX-A), zbatuar nga Divizioni i Këshillit të Evropës për Bashkëpunimin për Lirinë e Shprehjes. Iniciativa është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.