Back Terapia e re e Bazuar në Traumën sjell shpresë për gratë e dënuara në Shqipëri

Pojskë, Shqipëri 11 shtator 202
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Terapia e re e Bazuar në Traumën sjell shpresë për gratë e dënuara në Shqipëri

Për herë të parë, gratë e dënuara në Shqipëri përfitojnë nga një program i strukturuar i Terapisë që Trajton Traumën, i fokusuar në  rëndësinë e shëndetit mendor, rekuperimit dhe dinjitetit gjatë rehabilitimit të të dënuarave.

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe në partneritet me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, burgu i Pojskës – i vetmi burg për gra në Shqipëri – ka nisur pilotimin e seancave të terapisë së bazuar mbi traumën.

Në periudhën korrik–shtator 2025, pas trajnimit zinxhir që përgatiti stafin psiko-social të Pojskës për të ofruar terapi, programi u testua me 12 gra (50% e numrit total të të dënuarve në burgun e Pojskës).

Një mision vlerësimi, i zhvilluar gjatë datave 9-10 shtator 2025 në Pojskë, shpalosi rezultate premtuese: pjesëmarrëset u shprehën se ishin ndjerë të lehtësuara dhe të mbështetura, teksa zhvillonin aftësi për të njohur dhe menaxhuar shkaqet e traumës. Këto aftësi kanë rëndësi thelbësore pas lirimit të të dënuarve, duke i hapur udhën integrimit të tyre në shoqëri dhe në komunitetin lokal.

Metodologjia e vlerësimit përfshiu intervista me stafin e burgut, fokus-grupe me gratë  e dënuara që morën pjesë në program, si dhe planifikimin për muajt në vijim, gjatë së cilëve pritet të realizohet pilotimi i plotë i programit.

 

Kjo iniciative u zhvillua në kuadër të projektit Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të burgosurve në Shqipëri, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.