Back Plani Kombëtar i Veprimit 2021-2027 për personat LGBTI në Shqipëri për të avancuar mbrojtjen dhe të drejtat e barabarta

Plani Kombëtar i Veprimit 2021-2027 për personat LGBTI në Shqipëri për të avancuar mbrojtjen dhe të drejtat e barabarta

Plani i ri Kombëtar i Veprimit 2021-2027 për personat LGBTI në Shqipëri, i përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mbështetjen e Projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri” u miratua më 18 nëntor 2021 nga Këshilli i Ministrave. Plani i Veprimit, i përgatitur në konsultim me ministritë përkatëse të linjës, Organet e Barazisë dhe Organizatat e Shoqërisë Civile, vendos një fokus të veçantë në sfidat e pandemisë COVID-19, ofrimin efektiv të shërbimeve dhe promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTI në të gjithë vendin.

Miratimi i Planit Kombëtar të Veprimit për komunitetin LGBTI (2021-2027) pohon angazhimin e Qeverisë Shqiptare për të zhvilluar më tej programin e saj për të garantuar barazi dhe mbrojtje për komunitetet vulnerabël, në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane. Ai bazohet në analizën gjithëpërfshirëse të punës së kryer mbi Planin e Veprimit të mëparshëm, duke ruajtur një qasje të synuar bazuar në nevojat specifike të komunitetit LGBTI shqiptar.

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës do të vazhdojnë mbështetjen e tyre të përbashkët për autoritetet përkatëse shqiptare në përmbushjen e objektivave të këtij Plani Veprimi, në partneritet të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetet e synuara.

 

Shqipëri 24 Nëntor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page