Back Zbatuesit e ligjit i përforcojnë aftësitë e tyre për ta siguruar mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore në Maqedoninë e Veriut

Zbatuesit e ligjit i përforcojnë aftësitë e tyre për ta siguruar mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore në Maqedoninë e Veriut

Kursi i ka siguruar gjykatësve dhe prokurorëve njohuri domethënëse teorike dhe praktike, në aspektin e luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo njohuri është shumë e duhur në punën tonë të përditshme, meqë kemi shumë raste të trafikimit në departamentin për krim të organizuar”, theksoi një gjykatës nga Gjykata Themelore Shkupi I, pjesëmarrës në kursin e parë on-line kundër trafikimit, të organizuar nga Programi edukativ për të drejtat e njeriut (HELP).

Ky kurs i ka përmbushur pritjet, në kuptim të përmbajtjes së çështjeve të trajtuara ligjore”, tha një avokat-anëtar i Odës së avokatëve, i cili ishte pjesëmarrës në kursin për avokatët e kësaj fushe.

Gjatë muajit korrik, 48 zbatues të ligjit (gjykatës, prokurorë, ndihmës-gjykatës, si dhe hetues të veprave penale) do t’i marrin certifikatat për përfundimin e HELP kursit on-line kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Kursi u realizua në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore" dhe në bashkëpunim me Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë të Maqedonisë së Veriut.

Këto kurse kanë kontribuar në mbrojtjen e shtuar të viktimave të trafikimit, përmes përforcimit të kapaciteteve të zbatuesve të ligjit për hetimin, përndjekjen, dënimin, si dhe ofrimin e qasjes ndaj mjeteve adekuate dhe efektive juridike në lëndët e trafikimit të qenieve njerëzore.

HELP kurset on-line kundër trafikimit, të përshtatura ndaj rrethanave lokale në Maqedoninë e Veriut, u realizuan në periudhën mes prillit dhe korrikut 2020. Pjesëmarrësit janë edukuar për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar nga analiza e politikave për pozitën dhe të drejtat e viktimave të trafikuara në proceset gjyqësore në Maqedoninë e Veriut. Analiza në fjalë është përgatitur nga projekti, ndërsa përfundimet dhe rekomandimet e saj janë diskutuar me ekspertë eminentë, si dhe me tutorët e HELP-it.

Projekti “Parandalimi dhe luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore" zbatohet përmes programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

Shkup 15 korrik 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page