Back Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës ripërtërijnë angazhimin për mbështetjen e reformave në drejtësi dhe të drejtat e njeriut

KOMUNIKIM PËR MEDIAT
Prishtinë 19 Nëntor 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës ripërtërijnë angazhimin për mbështetjen e reformave në drejtësi dhe të drejtat e njeriut

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës riafirmuan përkushtimin e tyre për të mbështetur reformat e vazhdueshme institucionale në Kosovë* përmes asistencës teknike dhe ekspertizës legjislative dhe politike të ofruara nga programi i përbashkët “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”. Aktualisht në fazën e saj të tretë, ky bashkëpunim synon të harmonizojë më mirë kornizën legjislative dhe të politikave të Kosovës me standardet dhe praktikat më të mira evropiane, duke u fokusuar në forcimin e efikasitetit të drejtësisë, luftimin e diskriminimit dhe përparimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.

Falë këtij bashkëpunimi është bërë progres i dukshëm, duke i hapur rrugën aktiviteteve të mëtejshme në mbështetje të autoriteteve në zbatimin reformat të mëtejshme. Këto arritje u theksuan gjatë takimit të sotëm të Komitetit Drejtues të Përfituesve, të mbajtur në Prishtinë me përfaqësues nga organizatat partnere dhe përfitues.

Florim Canolli, Drejtor i Zyrës për Bashkëpunim Zhvillimor pranë Zyrës së Kryeministrit/Përfaqësuesi i NIPAC, shprehu mirënjohjen për ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës në mbështetjen e autoriteteve publike për të arritur qëllimet e tyre të reformave dhe përafrimin me standardet evropiane në fushën e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracisë. “Dëshiroj të theksoj partneritetin strategjik ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Evropës, i cili bazohet në përkushtimin e Kosovës ndaj standardeve më të larta të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, u shpreh Canolli.

Johannes Madsen, Shef i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë theksoi se: “Instrumenti Horizontal III demonstron fuqinë e partneritetit midis Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës në përparimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë. Duke forcuar sistemet e drejtësisë, duke luftuar diskriminimin dhe duke mbrojtur lirinë e medias, ne po nxisim një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse. Diskutimet e sotme janë jetike për të siguruar që përpjekjet tona të përbashkëta të përkthehen në përfitime të qëndrueshme dhe afatgjata për institucionet dhe qytetarët e Kosovës”.

Schnutz Dürr, Shef i Departamentit të Programimit në Drejtorinë e Ko-ordinimit të Programeve të Këshillit të Evropës, përsëriti përkushtimin e Këshillit: “Këshilli i Evropës mbetet i përkushtuar ndaj partneritetit të tij me Bashkimin Evropian, në përpjekjen tonë të përbashkët për të mbështetur autoritetet në procesin e reformave që përpiqet të sjellë ndryshime të qëndrueshme dhe pozitive.

Përfaqësues të lartë nga institucionet përfituese, duke përfshirë Zyrën e Kryeministrit, Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, Institucionin e Avokatit të Popullit, Komisionin e Pavarur të Mediave dhe organizatat e shoqërisë civile, nënvizuan vizionin e përbashkët për përparimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke nxitur bashkëpunimin rajonal dhe përafrimin me standardet evropiane.

Arritjet kryesore përfshijnë:

  •  Lufta kundër diskriminimit dhe promovimi i diversitetit:

Plani i Veprimit për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Personave LGBTI (2024–2026) u finalizua përmes një procesi gjithëpërfshirës të konsultimit publik. Gjithashtu, u ofrua ekspertizë për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

  •  Forcimi i lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias:

Programi mundësoi një opinion legal me rekomandime kyçe për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, duke mbështetur përpjekjet për forcimin e rregullimit të mediave në përputhje me standardet evropiane.

  • Reformat në sektorin gjyqësor:

Iniciativat për ngritjen e kapaciteteve mbështetën Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe zyrat e prokurorisë në zbatimin e statistikave të automatizuara të gjykatave, për here të parë në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Rekomandimet mbi projektligjet e përgatitura nga Ministria e Drejtësisë përforcuan më tej përpjekjet për reformën në drejtësi.

  • Iniciativat për rehabilitim dhe ri-integrim:

Trajnimi për personelin e burgjeve dhe të provës, duke përfshirë ata në departamentin e ri-integrimit të Ministrisë së Brendshme, rriti aftësitë për rehabilitimin e të burgosurve të dhunshëm dhe ekstremistë dhe adresimin e rreziqeve të radikalizimit.

 

“Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” (Instrumenti Horizontal III) është një nismë bashkëpunimi ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, që zgjat nga viti 2023 deri në vitin 2026. Programi mbështet përfituesit në përmbushjen e agjendave të reformave në fushat e të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe demokracia, në përputhje me standardet evropiane dhe prioritetet e zgjerimit të BE-së.

 

Foto nga aktiviteti

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Besnik Baka,  tel. +355692178430 or
Dusan Vojnović, tel. +33 3 90 21 56 99

 

Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.