Presidenti i Gjykatës së Stasburgyt Z. Th Ghera ishte i ftuari i Sekretariatit të CEPEJ për të diskutuar dhe ndarë eksperiencat me skuadrtat e projekteve të përbashkëta të BE dhe Këshillit të Evropës “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë” në Shqipëri (SEJIII) dhe Kosovë (KOSEJ), rreth mundësive të komunikimit he sistemit të shkëmbimit në gjykata nëpërmjet Platformave – E.
Diskutimi u fokusua në kuptueshmërinë se si gjykatat dhe gjykatësit komunikojnë në Francë nëpërmjet platformës E-Barreau dhe se si një platformë e ngjashme mund të zhvillohet në sistemet e drejtësisë në Kosovë dhe Shqipëri. Z. Ghera foli rreth procesit të dematerializimit të procedurave në sistemin e drejtësisë në Francë, dhe avantazhet kryesore, konkretitsh, shmangia e periudhave të mosaktivizimit të procedurave, dhe rritja e cilësisë së detyrave të realizuara, pa cënuar punën njerëzore.
Gjatë muajve të verës do të përgatitet informacion me vlerë rreth procedurave dhe praktikave ekzistuese të komunikimit mes gjykatave dhe përdoruesve të drejtësisë në Shqipëri dhe Kosovë. Këto raporte do të mundësojnë të reflektojmë me përfituesit rreth vendosjes së një platforme të tillë në sistemet respektive, në takimin e ardhshëm të planifikuar për në Shtator.
Ky aktivitet u organizua nga projekti “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri” (SEJIII) dhe “Forcimi i Cilësisë së Drejtësisë në Kosovë”(KOSEJII), pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.
*Ky shënim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.