Back Këshilli i Evropës dhe ILDKPKI fuqizojnë bashkëpunimin për forcimin e kontrollit të deklarimit të pasurive dhe parandalimit të konfliktit të interesave në Shqipëri

Këshilli i Evropës dhe ILDKPKI fuqizojnë bashkëpunimin për forcimin e kontrollit të deklarimit të pasurive dhe parandalimit të konfliktit të interesave në Shqipëri

Në një takim me Znj. Evgjeni Bashari, Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive (ILDKPKI), Znj. Jutta Gützkow Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës (KiE) diskutuan bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen që KiE i ofron ILDKPKI nëpërmjet Instrumentit të Përbashkët Horizontal të BE /KiE – Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri. Ato diskutuan në veçanti përdorimin e sistemit elektronik të deklarimit të pasurisë dhe përgatitjen e projekt-ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike.

Të dy palët ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin për plotësimin e rekomandimeve të Grupit të Ekspertëve kundër Korrupsionit (GRECO) në Shqipëri.

 

 

Shqipëri 21 Maj 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page