Back Drejtues te stafit penitenciar Shqiptar permiresojne aftesite e tyre mbi lidershipin dhe menaxhimin

Tiranë 20 Mars 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Drejtues te stafit penitenciar Shqiptar permiresojne aftesite e tyre mbi lidershipin dhe menaxhimin

Me datë 18-20 Mars 2024 20 drejtues të stafit të burgjeve që përfaqësojnë gjithe IEVP-te në Shqipëri, ndoqën një trajnim mbi lidershipin dhe menaxhimin e burgjeve,  mbajtur nga dy konsulentë ndërkombëtarë të Këshillit të Evropës dhe Drejtuesi i Qendrës Shqiptare të Trajnimit për stafin e burgjeve.

Trajnimi kombinoi aspektet metodologjike me njohuritë e përmbajtjes, duke zhvilluar aftësitë e pjesëmarrësve për tema si menaxhimi pozitiv i burgjeve, lidershipi dhe vendimmarrja në kontekstin e institucioneve penitenciare, komunikimi efektiv, menaxhimi i burimeve materiale dhe njerëzore, të menduarit strategjik, organizimi dhe planifikimi etj. Një focus i vecantë u vendos ne prezantimin e konceptit të klasifikimit të brendshëm, si instrumentet dhe modalitetet e nevojshme që do të ndihmojnë çdo IEVP të zbatojë këtë praktikë të re në Shqipëri.

Shërbimi penitenciar Shqiptar ka miratuar zyrtarisht klasifikimin e brendshëm si një praktikë pozitive që rrit efikasitetin në menaxhimin e të burgosurve, duke parashikuar regjime të diferencuara e te incentivuara, duke i ndihmuar të burgosurit të përparojnë drejt rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre në shoqëri. Në fund të trajnimit, ky koncept u përkthye në katër hapa praktikë që lehtësojnë rrugën drejt një zbatimi të suksesshëm. Shërbimi penitenciar Shqiptar do të nisë me pilotimin e klasifikimit të brendshëm në katër burgje të sigurisë së lartë, duke filluar nga Maji 2024.

Trajnimi u realizua në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal per Ballkanin Perendimor dhe Turqine – Faza III”, dhe në veçanti Projekti “Forcimi i Mbrojtjes se te Drejtave te Njeriut te Personave te Denuar ne Shqiperi.