Në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri"(D-REX III), 20 punonjës me përvojë të Agjencisë së Trajtimit të Pronës (ATP), morën pjesë në një seminar dy-ditor të shkëmbimit mes kolegëve lidhur me përmirësimin e komunikimit me qytetarët. Duke përdorur çështje konkrete dhe pyetjet më të shpeshta të qytetarëve, pjesëmarrësit gjetën zgjidhje praktike që mund t’i përdorin gjatë punës së tyre të përditshme. Ata rishikuan proceset e brendshme të komunikimit duhe identifikuar papërputhshmëritë dhe hartuan një proces të brendshëm të koordinuar për të siguruar përgjigje të qarta dhe me gjuhë të thjeshtë për qytetarët. Këto udhëzime do ta bëjnë më të lehtë për qytetarët të kuptojnë të drejtat e tyre dhe të marrin përgjigje në lidhje me të drejtën e tyre të pronësisë.
Pas ndryshimeve më të fundit të marsit 2025 në Ligjin nr. 133/2015 "Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave", ku zgjaten afatet për shqyrtimin dhe ekzekutimin e kërkesave në pritje për kompensim, më shumë njerëz kanë nevojë për informacion të qartë dhe të besueshëm. Duke mbështetur përmirësimin e vijueshmërisë të punës dhe duke promovuar parimet e komunikimit, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës po e ndihmojnë Agjencinë e Trajtimit të Pronës të përgjigjet në mënyrë më koherente, të zvogëlojë konfuzionin dhe të forcojë besimin në ofrimin e shërbimeve publike në fushën e pronave.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX III), pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.


