Back Përparimi i reformave në Shqipëri, në përputhje me vlerat evropiane: Të drejtat e njeriut dhe demokracia në fokus

PRESS RELEASE
TIRANE 24 Shtator 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Përparimi i reformave në Shqipëri, në përputhje me vlerat evropiane: Të drejtat e njeriut dhe demokracia në fokus

Programi “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, një nismë thelbësore bashkëpunimi e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, është një mjet themelor në duart e autoriteteve publike në Shqipëri për të sjellë përpara mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane. Kjo u theksua gjatë takimit vjetor të Komitetit Drejtues, që u zhvillua sot në Tiranë me pjesëmarrjen e përfituesve, partnerëve dhe përfaqësuesve kryesorë nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës.

Megi Fino, Zëvendës-Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, përshëndeti takimin duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti strategjik të vazhdueshëm midis Shqipërisë, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për të mbështetur aktorët publikë në përpjekjet për të përmbushur axhendat reformuese në fushën e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë, dhe përputhjen e tyre me standardet evropiane, prioritet për procesin e zgjerimit të BE-së. “Partneriteti ynë ka të bëjë jo vetëm me ndihmën e dhënë në drejtim të politikave të kuadrit ligjor, por edhe me vlerat dhe standardet që ne përpiqemi të përmbushim ndërsa punojmë drejt një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse”, theksoi Fino.

Schnutz Dürr, Shef i Departamentit të Programimit - Drejtoria e Koordinimit të Programeve në Këshillin e Evropës në fjalimin e tij u ndal në arritjet kryesore të programit për të çuar përpara reformat në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, antidiskriminimit dhe lirisë së shprehjes. “Angazhimi ynë është të vazhdojmë të promovojmë vlerat e përbashkëta thelbësore dhe standardet evropiane, mbi të cilat bazohet ky program, dhe të mbështesim Shqipërinë në avancimin e proceseve reformuese”, tha Dürr.

Hubert Perr, Shefi i Bashkëpunimit - Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në fjalën e tij deklaroi se: “Instrumenti Horizontal është një mjet thelbësor për aktorët vendas në arritjen e standardeve evropiane në fusha të tilla si drejtësia, sundimi i ligjit, luftën ndaj pastrimit të parave dhe anti-korrupsioni, anti-diskriminimi dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Kjo dhomë plot me mysafirë të vyer sot, është një demonstrim i përfitimeve që sjell ky program, i cili qëndron në qasjen e tij rajonale si dhe nga ‘poshtë-lart’. Institucionet shqiptare mund të besojnë tek ky instrument, kur propozojnë dhe punojnë për reformat e propozuara. BE-ja dëshiron të përgëzojë Këshillin e Evropës për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë zbatimit të programit.

Përfaqësues të lartë nga institucionet publike në Shqipëri, shoqëria civile dhe ekspertë të fushës, diskutuan arritjet kryesore të programit dhe domosdoshmërinë e përparimit të këtyre reformave, në përputhje me rekomandimet e organeve përkatëse monitoruese dhe këshilluese të Këshillit të Evropës.
Ata u përqëndruan në rezultatet kyçe si finalizimi i Vlerësimit Kombëtar të Riskut të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. Ky dokument do të shërbejë si bazë për Planin 3-vjeçar të Veprimit për Luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit në Shqipëri.

Në përpjekjet për të forcuar efikasitetin dhe cilësinë e drejtësisë, ndihma e dhënë për Shkollën e Magjistraturës dhe Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësimit të Shqipërisë rezultoi thelbësore për rritjen e transparencës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të drejtësisë për qytetarët shqiptarë, në përputhje me mjetet e CEPEJ.     
Në fushën e mbrojtjes së të drejtave të të burgosurve, u shënua përparim në përshtatjen e parimeve të praktikës së informuar për trauma dhe rikuperimit emocional përmes terapisë konjitive të sjelljes.
Pjesëmarrësit vlerësuan gjithashtu iniciativat ndërgjegjësuese për promovimin e diversitetit dhe barazisë në Shqipëri, si dhe theksuan domosdoshmërinë e punës së kryer në bashkëpunim me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar diskriminimin dhe për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri.      
Ata patën shkëmbime rreth asistencës së vazhdueshme për të informuar pronarët shqiptarë të pronave të cilët kërkojnë sqarime mbi regjistrimin e tokës dhe proceset e pronësisë kalimtare. Në këtë kontekst, një aspekt thelbësor është vendosmëria për të përfshirë një perspektivë gjinore në adresimin e sfidave dhe barrierave unike me të cilat përballen respektivisht gratë dhe burrat në qasjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë në Shqipëri.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë" (Instrumenti Horizontal III) është një nismë bashkëpunimi, që shtrihet nga viti 2023 deri në vitin 2026. Ai u mundëson Përfituesve të përmbushin agjendat e tyre të reformave në fushat e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracisë në përputhje me standardet evropiane, që është gjithashtu një prioritet për procesin e zgjerimit të BE-së.
Faza aktuale, e tretë e programit, kap vlerën e 41 milion € (85% financohet nga Bashkimi Evropian, 15% nga Këshilli i Evropës). Zarfi buxhetor për zbatimin e gjashtë projekteve në Shqipëri është 4.8 milionë euro dhe mbulon këto iniciativa:


FOTO NGA AKTIVITETI
 

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Besnik Baka, Oficer Komunikimi, Instrumenti Horizontal III, +355 69 21 78 430
Dušan Vojnović, Oficer për Mediat, Këshilli i Evropës, +33 (0)3 90 21 56 9