Back Trajtimi i segregacionit të shkollave në Shqipëri, në përputhje me vendimet e Gjykatës Evropiane

Korçë, Shqipëri 28 Janar 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Trajtimi i segregacionit të shkollave në Shqipëri, në përputhje me vendimet e Gjykatës Evropiane

Përfaqësues të qeverisë shqiptare, institucionet vendore dhe organizatat e shoqërisë civile të përfshira në arsimin fillor u mblodhën në Korçë për të trajtuar sfidën e vazhdueshme të nxënësve romë dhe egjiptianë të veçuar në shkollën “Naim Frashëri”. Kjo tryezë e organizuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, në partneritet me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatin e Shtetit, identifikoi veprime konkrete dhe përcaktoi përgjegjësitë e ndërlidhura në zbatimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut European Court of Human Rights’ judgment in the case of ‘X and Others v. Albania’. Vendimi nxjerr në pah diskriminimin dhe segregacionin në shkollën “Naim Frashëri”, ndërsa trajton pabarazitë e tjera me të cilat përballen komunitetet rome dhe egjiptiane në mbarë vendin, duke u bërë thirrje autoriteteve të marrin masa për të trajtuar situatën. Diskutimi preku edhe probleme të përbashkëta me të cilat përballen shkolla të tjera të lidhura me këtë rrezik në të gjithë Shqipërinë, si në Berat.

Në fjalën e saj hapëse, Giulia Re, Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, nënvizoi rëndësinë më të gjerë të kësaj përpjekjeje të përbashkët të aktorëve kryesorë për të trajtuar sfidat, me të cilat përballen nxënësit e segreguar romë dhe egjiptianë: “Kjo ka të bëjë më shumë se me përmbushjen e një detyrimi ligjor nga ana e Shqipërisë. Bëhet fjalë për t'i dhënë çdo fëmije në Shqipëri një mundësi të barabartë për të pasur sukses”, theksoi Re.

Pjesëmarrësit ranë dakord të monitorojnë me rigorozitet progresin e zbatimit të vendimit për të përmbushur afatet, si dhe për të mbajtur linja të hapura komunikimi për të siguruar një ndryshim të qëndrueshëm në kohë., Projekti i përbashkët i Bashkimi Evropian dhe Këshillit të Evropës kundër diskriminimit në Shqipëri, rikonfirmuan angazhimin për të mbështetur autoritetet shqiptare në përpjekjet e tyre drejt përfshirjes së plotë në sistemin arsimor të nxënësve romë dhe egjiptianë, duke pasur parasysh të drejtën e tyre për të pasur akses të barabartë në arsim me pjesën tjetër të popullsisë.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Projekteve “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri” dhe “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri (D-REX III)”, pjesë e  programit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, si dhe nga mbështetja e Departamentit të Romëve dhe Udhëtarëve të Këshillit të Evropës.