Linja e parë kombëtare e ndihmës për LGBTI u prezantua në Maqedoninë e Veriut për t’u ardhur në ndihmë personave LGBTI të kalojnë sfidat që përballen dhe të mundëojë informacion dhe mbështetje për nevojat e tyre. Linja Kombëtare e Ndihmës për LGBTI është e para e llojit të vet dhe një hap i rëndësishëm para në mbështetjen e personave LGBTI në Maqedoninë e Veriut. Ajo është e hapur edhe për familjarët, shokët apo profesionistë nga shkollat dhe qendrat sociale që kanë kontakte me personat LGBTI apo të rinj të cilët ndjehen konfuze përsa i përket orientimit të tyre seksual apo identitetin gjinor.
Kjo Linjë u bë e mundur nëpërmjet mbështetjes me grante të vogla të iniciativave kundër diskriminimit gjatë pandemisë COVID-19 në kuadër të aksioint të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Maqedoninë e Veriut” dhe që po zbatohet nga OJF-ja partnere Subversive Front me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies në Maqedoninë e Veriut. Tashmë personat LGBTI, familjarë dhe miq mund të telefojnojnë në numrin 075 24 11 24 dhe kërkojnë ndihmë, mbështetje, këshillim apo thjesht të pyesin mbi temat dhe çështjet LGBTI. Këto mund të përfshijnë zbulimin e orientimit seksual apo identitetit gjinor, sfidat në marrëdhënie, gjendja e depresionit, ankth, bullizëm, dhunë në familje, ngacmime në vendin e punës, diskriminim, status HIV Pozitiv, seksi i sigurt, mendime vetëvrasëse, etj. të cilat mund të diskutohen dhe adresohen nga operatorët e Linjës Ndihmuese.
Operatorët e Linjës janë profesionistë (psikolog, punonjës social, psikoterapist) të cilët mundësojnë një ambjent të sigurt për personat që i drejtohen kësaj Linje. Operatorët kanë përfunduar trajnimin e duhur për të punuar me personat LGBTI dhe mundësojnë mbështetje, ndihmë dhe këshillim nëpërmjet telefonit. Konfidencialiteti në thirrjet dhe në bisedat e Linjës është i garantuar.
Oraret e punës së Linjës së Ndihmës LGBTI janë:
E Hënë: 16:00 – 20:00
E Martë: 10:00 – 14:00
E Mërkurë: 16:00 – 20:00
E Enjte: 10:00 – 14:00
E Premte: 16:00 – 20:00
Jashtë orarit të punës kërkesat për ndihmë apo mbështetje mundësohen nëpërmjet SMS, Viber apo faqes së Facebook të Linjës.