Back Fushata “Zëri i forcës punëtore të padukshme” prezantohet në Maqedoninë e Veriut

Fushata “Zëri i forcës punëtore të padukshme” prezantohet në Maqedoninë e Veriut

“Zëri i forcës punëtore të padukshme” është fushata më e re ndërgjegjësuese e cila nisi në Maqedoninë e Veriut në kuadër të 30 Korrikut – Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Fushata e prezantuar nga Shoqata e Gazetarëve për të Drejtat e Njeriut, përfitues i grantit në kuadër të projektit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Ndalimi dhe Luftimi i Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Maqedoninë e Veriut”, synon të ndërgjegjësojë publikun vendas mbi ndalimin e trafikimit të qenieve njerëzore për qëllime të shfrytëzimit në punë. Gjatë fushatës grupet vulnerabël dhe komunitetet e rrezikuara në Maqedoninë e Veriut do të informohen rreth risqeve të trafikimit për shfrytëzim në industri të caktuara si agrikulturë, turizëm, ndërtim, tekstile si dhe mënyrat për t’u mbrojtur nga kërcënimet e trafikimit.

 

Varfëria, papunësia, edukimi i ulët, pandemia dhe emigracioni janë të gjitha faktorë që kontribuojnë në trafikimin human për qëllime të shfrytëzimit në punë. Mesazhi jonë është: Tregoni kujdes me premtimet e punësimit dhe ofertave për punë për të cilat nuk jeni të informuar sa duhet, si dhe mos nënshkruani kontrata punësimi bosh!”, u shpreh Natasha Dokovska, përfaqësuese e Shoqatës së Gazetarëve për të Drejtat e Njeriut.

“OJF-ja “Open Gate” i bën thirrje të gjithë punëtorëve për të raportuar shkeljet e të drejtave të punëtorëve, përfshirë trafikimin human për qëllime shfrytëzimi në punë, dhe I bën thirrje organeve kompetente të sanksionojnë çdo shkelje”, u shpreh Stojne Atanasovska Dimishkovska, përfaqësuese e “Open Gate”. “Ka një nevojë të rëndësishme për ndërgjegjësimin e sektorit të biznesit rreth fenomenit të trafikimit human për qëllime shfrytëzimi në punë.”, theksoi ajo.

 

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile si dhe përfaësues të Delegacionit të BE-së në Shkup, Programit të KE-së në Shkup, gazetarë dhe ekspertë debatuan në një takim virtual rreth mënyrave për të luftuar dhe identifikuar rastet e trafikimit human për qëllime të shfrytëzimit në punë. Konkluzionet e diskutimit do të përfshihen në hapat e mëtejshëm të fushatës.

Projekti Ndalimi dhe Luftimi i Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Maqedoninë e Veriut zbatohet në kuadër të Programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022

 

 

 

Shkup 30 Korrik 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page