Back JAVA KUNDËR DISKRIMINIMIT: 3-12 SHKURT 2020

PËR NJË SHOQËRI PA DISKRIMINIM
JAVA KUNDËR DISKRIMINIMIT: 3-12 SHKURT 2020

Gëzimi i të drejtave dhe i lirive (…) duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.”
(Neni 14, “Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut”).

Në këtë kuadër, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri (KMD) me mbështetjen e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës (BE/KiE) “ROMACTED: Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimit të Komunitetit Rom në Nivel Vendor’’ dhe projektit mbi “Promovimin e Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri” nën programin “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, me rastin e 10 vjetorit të hyrjes në fuqi të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, po organizon “Javën Kundër Diskriminimit” gjatë të cilës do të mbahen aktivitete të ndryshme gjithëpërfshirëse në datat 03-12 shkurt 2020.

“Java Kundër Diskriminimit” ka për qëllim të informojë dhe të rrisë nivelin e ndërgjegjësimit ndërmjet komuniteteve dhe audiencave të ndryshme, autoriteteve qendrore dhe vendore, entiteteve private, Organizatave Jo-Qeveritare (OJQ-ve), në Media dhe në botën akademike. Eventet do të promovojnë parimet e barazisë, mos-diskriminimit dhe qeverisjes së mirë dhe do të përfshijnë gjithë palët e interesuara, partnerët dhe aktorët e ndërlidhur në fushën e luftës së gjuhës së urrejtjes, anti-diskriminimit si dhe të fuqëzimit të komunitetit Rom. Aktivitetet publike të parashikuara do të rrisin nivelin e ndërgjegjësimit dhe do të promovojnë të drejta të barabarta, veçanërisht për komunitetet vulnerabël në Shqipëri, ndaj dhe disa nga këto aktivitete të rëndësishme do të zhvillohen jo vetëm në kryeqytet por edhe në qytete të tjera si Korça, Shkodra dhe Vlora.

Plani i aktiviteteve përfshin:

3 shkurt 2020 – Tiranë: Një ekspozitë fotografie do të organizohet pranë zyrave të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në bashkëpunim me OJQ-të e të drejtave të LGBTI, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe partnerët e kësaj fushe.

3 shkurt 2020 – Elbasan: Event i organizuar nga KMD me Qendrat e Bashkëpunimit Ndër-Fetar në Shqipëri për promovimin e tolerancës midis feve dhe me qëllim përcaktimin e mënyrës se si ky instrument mund të gjejë zbatim në të gjitha komunitetet.

4 shkurt 2020 – Tiranë: Performanca teatrale të ndryshme të mbajtura nga persona me aftësi të kufizuara do të organizohen pranë teatrit “ArTurbina” me praninë e artistit të famshëm shqiptar, z. Mirush Kabashi.

5 shkurt 2020 – Korçë: Disa aktivitete do të mbahen në Korçë me në fokus pakicat Rome dhe Egjiptiane. Eventet do të përfshijnë një tryezë të rrumbullakët e cila synon të trajtojë rastet kryesore të diskriminimit dhe shembuj praktikë mbi mënyrën se si mund të fuqizohen dhe mbështeten këto komunitete. Një ekspozitë pikturash mbi “Ri-Konceptimin e Diversi8tit” me studentë të Shkollës Artistike të Korçës dhe Këndi i Zejtarisë do të prezantohen ndaj publikut me mbështetjen e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës (BE/KiE) “ROMACTED: Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimit të Komunitetit Rom në Nivel Vendor’’.

6 shkurt 2020 – Vlorë: Një debat publik mbi Gjuhën e Urrejtjes do të mbahet pranë Universitetit të Vlorës me pjesëmarrjen e autoriteteve qendrore dhe vendore, OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare, botën e Medias dhe akademike (mbështetur nga projekti mbi “Promovimin e Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri” nën programin “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”) .

6 shkurt 2020 - Vlorë: Një event i dedikuar komunitetit Rom do të organizohet nën programin e përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës (BE/KiE) “ROMACTED: Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimit të Komunitetit Rom në Nivel Vendor’’ pranë Pallatit të Kulturës “Labëria”; prezantimi i projektit për grantet e vogla “Fuqizimi i Komunitetit Rom duke rritur aksesin në tregun e punës, programet e trajnimit dhe promovimin e aftësive profesionale”.

7 shkurt 2020 – Shkodër: Një aktivitet publik me titull “Gratë në fokus dhe të drejtat e tyre’’. Rastet nga gratë në familje të izoluara/ngujuara” do të mbahet në Shkodër me pjesëmarrje nga organizata të shoqërisë civile në fushën e barazisë gjinore, të cilat do të ndajnë raste dhe eksperienca të promovimit të të drejtave të grave.

12 shkurt 2020 – Tiranë: Eventi përmbyllës i “Javës Kundër Diskriminimit” do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, ku Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të mbajë një prezantim të punës së kryer në dekadën e fundit nga institucioni ndaj përfaqësuesve të institucioneve publike, krerët e organizatave ndërkombëtare, OJQ-ve, Ambasadave dhe medias.

---------------

4 shkurt 2020 – Tiranë: Përveç aktiviteteve të organizuara në bashkëpunim me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, organizata Open Mind Spectrum Albania (OMSA), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me mbështjetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës (BE/KiE) mbi “Promovimin e Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri”, do të mbajë Eventin e Lançimit “Programi i Angazhimit Qytetar për përparimin e të Drejtave të Komunitetit LGBTI: Politika dhe Përfaqësimi” pranë Qendrës për Hapje dhe Dialog – Kryeministria.

 

 

Shqipëri 3-12 Shkurt 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page