Sesioni i tretë rajonal i grupit të punës për shqyrtimin, vlerësimin e rrezikut dhe nevojave (ARN) kur bëhet fjalë për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm (VEP) dhe të burgosurit e radikalizuar në Ballkanin Perëndimor, u zhvillua online në periudhën 1-3 Dhjetor 2020. Takimi u ndoq nga profesionistë të sektorit të burgjeve dhe synoi të trajtojë gjithashtu praktikat e alokimit në lidhje me të burgosurit e radikalizuar në Ballkanin Perëndimor.
Diskutimi u përqendrua rreth parakushteve, sfidave dhe burimeve për zbatimin e duhur të instrumenteve specifike të shqyrtimit dhe ARN të VEP dhe se si koncepti i ’Sigurisë Dinamike’mund të lehtësojë më mirë përdorimin e tyre brenda kontekstit të burgut. Gjatë takimit u diskutua se ky koncept duhet të përmirësohet më tej duke zhvilluar politika dhe procedura të përshtatshme dhe duke kryer trajnimin e stafit, kështu që mund të zbatohet më mirë në mbështetje të shqyrtimit të VEP, vlerësimit dhe shpërndarjes së nevojave të identifikuara. Si rezultat i takimit, do të zhvillohet një studim pasues me rekomandime konkrete, duke marrë parasysh nevojat specifike të secilit Përfitues dhe burimet në dispozicion.
Sesioni u organizua në formën e diskutimeve dypalëshe midis konsulentëve të Këshillit të Evropës dhe profesionistëve multisektorë që vijnë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Aktiviteti u zbatua në kuadër të veprimit rajonal "Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgjet në Ballkanin Perëndimor" i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadër të "Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022 ” dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.