Back Forcimi i mbrojtjes së të drejtës për gëzimin paqësor të pronës në Ballkanin Perëndimor

photo: Shutterstock

photo: Shutterstock

Mbrojtja e të drejtës për gëzimin paqësor të pronës, e garantuar në bazë të Nenit 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) është e një rëndësie themelore për Ballkanin Perëndimor. Për të trajtuar çështje dhe sfida të rëndësishme që lidhen me të drejtën për gëzimin paqësor të pronës, u zhvillua në datën 9 Dhjetor 2020, online konferenca rajonale "Mbrojtja e pronës: Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) dhe praktika gjyqësore kombëtare në Ballkanin Perëndimor" me synim të sigurojë një platformë diskutimi dhe shkëmbimi midis profesionistëve ligjorë nga Ballkani Perëndimor. Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit diskutuan standardet e përgjithshme të zbatuara për çështje konkrete, si dhe situatën e ekzekutimit të vendimeve të Gjykata  Evropian e të Drejtave të Njeriut në lidhje me të drejtat e pronës.

Folësit kryesorë ishin avokatë dhe ish-avokatë të Regjistrit të GJEDNJ-së, avokatë nga Departamenti për Ekzekutimin e Vendimeve të GJEDNJ-së, gjyqtarë si dhe këshilltarë të gjykatave të larta dhe vendore dhe ekspertë ndërkombëtarë në fushën e mbrojtjes së pronës.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në praktikën e saj gjyqësore ka vendosur qasje të përcaktuara mirë për atë që përfshin e drejta e pronës dhe cilat mjete juridike duhet të jenë në dispozicion për ta siguruar atë. Megjithatë, kuptimi autonom i konceptit të "zotërimeve" siç zbatohet nga GJEDNJ nuk korrespondon gjithmonë me përkufizimet e pronës në legjislacionin kombëtar. Kjo mund të krijojë vështirësi për gjykatat kombëtare për të zbatuar në mënyrë koherente vendimet e KEDNJ-së në këtë drejtim.

Konferenca do të pasohet nga një raport i cili do të botohet në fillim të vitit 2021. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit "Iniciativa për sigurinë ligjore në Ballkanin Perëndimor", zbatuar në kuadrin e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022"

The activity was organised within the action “Initiative for the legal certainty in the Western Balkans”, implemented in the framework of the joint programme of the European Union and the Council of Europe “Horizontal Facility for the Western Balkans and Turkey 2019-2022”.

Ballkani Perendimor 09 Dhjetor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

How to ensure Free Legal Aid?
(Turkish)

How to ensure Free Legal Aid?
(Turkish)

How to ensure Free Legal Aid?
(Albanian)

How to ensure Free Legal Aid?
(Macedonian)

 Free Legal Aid Poster 

MKD ALB ROM TUR


 Free Legal Aid Leaflet 

MKD ALB ROM TUR