Back Autoritetet publike në Shqipëri rrisin kapacitetet e tyre për zbatimin e të drejtave të pronës dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore përkatëse

Durrës 22 - 23 Shkurt 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Autoritetet publike në Shqipëri rrisin kapacitetet e tyre për zbatimin e të drejtave të pronës dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore përkatëse

Institucionet publike të angazhuara në fushën e të drejtave të pronës në Shqipëri ndërmorën një hap të rëndësishëm drejt rritjes së ekspertizës së tyre, gjatë Trajnimit dy-ditor të Trajnuesve me temë “Të drejtat e pronës dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore”. Aktiviteti i organizuar me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës, u mbajt në kuadrin e theksit të vendosur nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) dhe vendimeve të saj të rëndësishme në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pronës, siç përcaktohet në nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Trajtimi i mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë ose të formës jo të prerë ishte në fokusin e këtij aktiviteti që synon fuqizimin e autoriteteve përkatëse me njohuri dhe mjete të vlefshme për të garantuar që mbajtësit e të drejtave në Shqipëri të gëzojnë të drejta sa më të mira të njeriut nëpërmjet përmirësimit të kapaciteteve vendase për të zbatuar të drejtat e pronës dhe për të ekzekutuar vendimet përkatëse të GJEDNJ.

 

Trajnimi mblodhi përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet kryesore, përfshirë Avokaturën e Shtetit, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Inspektoratin Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, Agjencinë e Trajtimit të Pronës dhe Ministrinë e Drejtësisë. Qëllimi kryesor ishte t’u jepej institucioneve shqiptare një kuptim gjithëpërfshirës i standardeve dhe praktikave të GJEDNJ-së, duke nxitur jo vetëm ekzekutimin efektiv të detyrimeve ekzistuese, por edhe një qasje sa më të unifikuar administrative në të ardhmen. Rezultati i pritshëm i ndihmës së dhënë ndaj autoriteteve shqiptare në fushën e të drejtave pronësore është një reduktim i numrit të çështjeve të paraqitura në GJEDNJ, duke kontribuar në një peizazh ligjor sa më të efektshëm.

 

Pjesëmarrësit diskutuan mbi praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, në mënurë specifike për Shqipërinë, legjislacionin vendas në lidhje me të drejtat e pronës dhe rolet e institucioneve të përfshira në mbrojtjen e këtyre të drejtave. Trajnimi eksploroi, gjithashtu, vendime të rëndësishme të marra nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë në lidhje me të drejtat e pronësisë. Përtej efektit të menjëhershëm te pjesëmarrësit, ky aktivitet i ngritjes së kapaciteteve përbën një investim thelbësor në zhvillimin afatgjatë dhe efektivitetin e aktorëve kryesorë në Shqipëri të përfshirë në fushën e të drejtave pronësore.

Kjo nismë lidhet me projektin “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri”, në kuadër të programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Improving the protection of the right to property and facilitating the execution of ECtHR judgments in Albania

 

 

How to ensure Free Legal Aid?
(Turkish)

How to ensure Free Legal Aid?
(Turkish)

How to ensure Free Legal Aid?
(Albanian)

How to ensure Free Legal Aid?
(Macedonian)

 Free Legal Aid Poster 

MKD ALB ROM TUR


 Free Legal Aid Leaflet 

MKD ALB ROM TUR