Back Modernizimi i Sistemit të Prokurorisë në Kosovë: Mjetet Digjitale për një Drejtësi më të Fuqishme

Prishtinë 25 qershor 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Modernizimi i Sistemit të Prokurorisë në Kosovë: Mjetet Digjitale për një Drejtësi më të Fuqishme

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, përdor Sistemin Informativ për Menaxhimin e Lëndëve (CMIS) për të menaxhuar lëndët e tij dhe për të gjeneruar shabllonet e vendimeve të reja. Këto shabllone vendimesh, të integruara së fundmi në sistemin e drejtësisë në Kosovë*, thjeshtojnë dhe përmirësojnë rrjedhën e punës së prokurorive në të gjithë vendin. Të zhvilluara me mbështetjen e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), këto shabllone të përditësuara zëvendësojnë formularët e mëparshëm, duke siguruar më shumë konsistencë dhe relevancë në dokumentacionin dhe detyrat e përditshme.

Mjetet e reja po e ndihmojnë Petritin dhe prokurorët në të gjithë Kosovën të menaxhojnë lëndët në mënyrë më efikase, të përmirësojnë komunikimin brenda zyrave të tyre dhe të forcojnë cilësinë e përgjithshme të proceseve gjyqësore. “Shabllonet kanë ndikuar drejtpërdrejt në lehtësimin dhe përshpejtimin e hartimit të akteve procedurale, në rritjen e saktësisë dhe shmangien e gabimeve. Kontributi i tyre në unifikimin e dokumenteve zyrtare është i pazëvendësueshëm”, shprehet Kryeziu.

Nisma filloi me një mision ekspertësh të CEPEJ-it në mars të vitit 2025, pas konsultimeve me profesionistët e drejtësisë në Kosovë, të cilët identifikuan nevojën për përditësimin e mjeteve të përdorura në sistemin e drejtësisë. Në qershor 2025, në Prishtinë u organizua një takim pune me mbështetjen e CEPEJ, kushtuar hartimit të këtyre shablloneve. Më pas, mjetet u pilotuan në Prokurorinë Themelore në Prizren. Pas pilotimit të suksesshëm, shabllonet u pranuan nga sektori i prokurorisë në Kosovë dhe u shpërndanë në të gjitha prokuroritë, duke u bërë tashmë të qasshme për çdo prokuror.

Kur filluam t’i përdornim në punën tonë të përditshme, e kuptuam menjëherë sa të dobishme ishin. Tani mund të themi se zbatimi ka qenë i suksesshëm dhe këto mjete kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në punën e përditshme të prokurorëve”, thekson Kryeziu.

Rezultatet deri më tani janë shumë inkurajuese: deri në maj 2026, këto shabllone janë përdorur mbi 4,000 herë nga 186 prokurorë, vetëm pak muaj pas zbatimit të tyre në të gjithë sistemin e prokurorisë në Kosovë. Ekspertët ligjorë dhe praktikuesit e drejtësisë theksojnë se shabllonet e përditësuara mundësojnë përpunimin automatik të të dhënave të futura në sistem, duke zvogëluar rrezikun e gabimeve ose dyfishimeve dhe duke përmirësuar saktësinë e informacionit.

Pranimi i këtyre shablloneve të reja përfaqëson një përmirësim praktik në funksionimin e prokurorive në Kosovë. Duke rritur efikasitetin dhe duke siguruar dokumentacion të besueshëm, sistemi i drejtësisë mund t’u ofrojë qytetarëve një qasje më transparente, më të standardizuar dhe më të qëndrueshme në ndërveprimin e tyre me autoritetet ligjore.

Kjo nismë u mbështet nga veprimi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Kosovë (KoSEJ III)”, i cili është pjesë e programit “Instrumenti Horizontal”.

How to ensure Free Legal Aid?
(Turkish)

How to ensure Free Legal Aid?
(Turkish)

How to ensure Free Legal Aid?
(Albanian)

How to ensure Free Legal Aid?
(Macedonian)

 Free Legal Aid Poster 

MKD ALB ROM TUR


 Free Legal Aid Leaflet 

MKD ALB ROM TUR