Back Permiresimi i aplikimit te standardeve evropiane në fushen e lirise se shprehjes dhe raportimit nga gjykata ne Kosove*

Permiresimi i aplikimit te standardeve evropiane në fushen e lirise se shprehjes dhe raportimit nga gjykata ne Kosove*

BE dhe Keshlli i Evropes mbeshtesin aktoret medial dhe institucionet ne Kosove* ne fuqizimin e kapaciteteve te tyre per zbatimin e standardeve evropiane ne fushen e lirise së shprehjes. 
Punëtoria e pare trajnuese tematike në administrimin e drejtësisë dhe raportimin nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs per akterot medial dhe akterot tjerë përkates u mbajt në Prishtinë me datën 30 korrik 2020. Rreth 20 gazetarë nga mediat online dhe mediat tjera morrën pjese ne kete trajnim. Trajnimi u organizua nga  Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ne bashkepunim me projektin JUFREX ne kuadër të kornizës së projektit te perbashket te BE dhe Keshillit te Evropes “Liria e shprehjes dhe liria e mediave ne Kosovë *”.

Raportimi nga gjykatat, mbrojtja ndaj shpifjes gjatë raportimit nga gjykatat, e drejta e qasjes ne gjykatë dhe në informata, rregullimi i mediave, e drejta në privatësi, mbrojtja e burimeve dhe informatorëve, ishin temat e diskutuara gjatë këtij trajnimi online. Perveç kësaj, gazetarët paten mundësine të mësojnë për standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si autoriteti dhe paanshmëria e gjyqësorit, liria e shprehjes së avokatëve dhe gjykatësve, raportimi i rasteve penale në media dhe prezumimi i pafajësisë.
Diskutimet gjatë trajnimit ofruan një mundësi të mire për gazetarër që të kuptojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe konceptin e administrimit të mire të drejtësisë.

Vlerë e shtuar e këtij trajnimi ishte prania e ekipit për komunikim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës të cilët ishin të ftuar të marrin pjesë si musafirë folës. Pjesëmarrësit  patën mundësi të dëgjojnë për funksionimin e brendshëm, procedurat dhe kompetencat e dhomave të specializuara. Për më tepër, temat si dëgjimet plenare, të drejtat e të dyshuarve, ruajtja e informatave, klasifikimi, statusi publik i aktakuzes, mbikëqyrja e procedurave ne gjykatore, mos-pajtueshmëria me urdheresen e gjykatës, seancat private dhe të hapura, raportimet e drejtpërdrejta (live) nga degjimet ne gjykatore, u diskutuan gjate ketij trajnimi.

Projekti është pjesë e Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi 2019-2022"  një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës që u mundëson Përfituesve të harmonizojnë praktikat e tyre me standardet evropiane, dhe vlerave themelore te BE-se në kuadër të procesit të zgjerimit.

 

 

* Ky shënim është pa paragjykim të qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës
 

Prishtinë 30 Korrik 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

How to ensure Free Legal Aid?
(Turkish)

How to ensure Free Legal Aid?
(Turkish)

How to ensure Free Legal Aid?
(Albanian)

How to ensure Free Legal Aid?
(Macedonian)

 Free Legal Aid Poster 

MKD ALB ROM TUR


 Free Legal Aid Leaflet 

MKD ALB ROM TUR