Këshilli i Evropës vijon të ofrojë asistencë për shërbimin penitenciar Shqiptar në prezantimin e Terapisë të Bazuar në Trauma (TiT) në Pojske, i vetmi IEVP për gratë që kanë kryer vepra penale në Shqipëri.
Në vijim të trajnimit të avancuar mbi TiT që u ofrua më parë për stafin psiko-social të IEVP Pojskë dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, u zhvillua një tjetër trajnim kaskadë më 25-26 Qershor 2026 në Tiranë, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Qëllimi ishte përmirësimi i mëtejshëm i aftësive dhe vetëbesimit të psikologëve për të ofruar terapinë në një mjedis të sigurt, duke përfituar njëkohësisht nga vlerësimi i kolegëve dhe komentet e ekspertes.
Dita e parë e trajnimit u fokusua në skenarë praktikë të ofrimit të terapisë, bazuar në Manualin e Terapisë së Traumës për Stafin Penitenciar, duke përfshirë reagime nga kolegët për pikat e forta dhe për aspektet që duhen zhvilluar më tej. Dita e dytë u përqendrua në teknika të mundshme për menaxhimin e të dënuarave jo-bashkëpunuese si edhe duke krahasuar terapinë individuale dhe atë në grup dhe planifikimin e personalizuar për pilotimin e programit në IEVP Pojskë gjatë periudhës Korrik – Shtator 2025.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e dënuar në Shqipëri, si pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Faza III.