Back Stafi penitenciar Shqiptar përmirëson njohuritë mbi sjelljen profesionale me të dënuarit me probleme të shëndetit mendor

Tirana 22-23 November 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Stafi penitenciar Shqiptar përmirëson njohuritë mbi sjelljen profesionale me të dënuarit me probleme të shëndetit mendor

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës po ndihmojnë në përmirësimin e trajtimit të të dënuarve me çrregullime të shëndetit mendor dhe të pacientëve mjeko-ligjorë duke rritur njohuritë profesionale të stafit penitenciar për menaxhimin e kësaj kategorie vulnerabël të të dënuarve.

Një trajnim dy ditor u zhvillua në Lezhë në datat 22-23 Nëntor 2023, duke mbledhur 25 profesionistë që përfaqësonin si policinë penitenciare ashtu edhe stafin psiko-social të shërbimit penitenciar Shqiptar. Trajnimi u fokusua në veçoritë e menaxhimit të të dënuarve me çrregullime të shëndetit mendor dhe pacientëve forensikë, duke mbuluar tema të rëndësishme si identifikimi, shenjat e çrregullimeve të shëndetit mendor, reagimi në rastin e vetëlëndimit, llojet dhe simptomat e çrregullimeve mendore etj. Stafi u njoh me standardet dhe praktikat e mira të Këshillit të Evropës për reagimin ndaj incidenteve që përfshijnë të dënuar me çrregullime të shëndetit mendor.

Trajnimi u zhvillua në kuadrin e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “ Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Faza III ” , dhe në veçanti Projekti “ Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të personave të dënuar në Shqipëri ”

How to ensure Free Legal Aid?
(Turkish)

How to ensure Free Legal Aid?
(Turkish)

How to ensure Free Legal Aid?
(Albanian)

How to ensure Free Legal Aid?
(Macedonian)

 Free Legal Aid Poster 

MKD ALB ROM TUR


 Free Legal Aid Leaflet 

MKD ALB ROM TUR