Back Institucionet shqiptare angazhohen në përmirësimin e mëtejshëm të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut

Institucionet shqiptare angazhohen në përmirësimin e mëtejshëm të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut

Përmirësimi i kapaciteteve në fushën e drejtësisë, me qëllim aplikimin e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNj), si dhe mbështetja për profesionistët ligjorë që të përdorin në mënyrë sa më efikase mjetet juridike për vendimet e pazbatuara në nivel kombëtar, përbëjnë një fushë prioritare të asistencës së Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Në fazën e dytë të mbështetjes së autoriteteve shqiptare pëmes Instrumentit Horizontal të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, projekti “Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqsore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNj (D-REX)” ka në fokus të drejtën e pronësisë dhe më konkretisht përmirësimin e mekanizmit të kompensimit efektiv të pronës si dhe mbështetjen e proceseve të harmonizimit të praktikës gjyqësore në nivel kombëtar.

Në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues, mbajtur në 17 Tetor 2019, në Tiranë, përfaqësues nga institucionet kryesore përfituese, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe organizatat partnere ranë dakord për rezultatet kryesore të arritura në fazën e pare dhe piketat e projektit në të ardhshmen. Takimi rezultoi në shkëmbime domethënëse dhe kontribuoi miratimin e planit të aktiviteteve mes institucioneve kryesore përfituese duke përfshirë Avokatin e Shtetit, Agjencinë e Trajtimit të Pronave, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, në përputhje me nevojat e tyre.

Takimi u përshëndet nga Shefja e Departamentit të Shtetit Ligjor dhe Qeverisjes së Mirë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Znj. Lenka Vitkova, e cila preku mbështetjen që ky projekt po jep ndaj institucioneve shqiptare duke theksuar se sa më mirë të zbatohet jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, aq më pak çështje do të shkojnë në Strasburg.

Z. Olsi Dekovi, Zv/Kreu i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, falenderoi pjesmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë fazës së parë duke theksuar nevojën për koordinim efektiv dhe përfshirjen e të gjitha institucioneve kombëtare përgjegjëse për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

 

 

 

Tirane 21 Tetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

How to ensure Free Legal Aid?
(Turkish)

How to ensure Free Legal Aid?
(Turkish)

How to ensure Free Legal Aid?
(Albanian)

How to ensure Free Legal Aid?
(Macedonian)

 Free Legal Aid Poster 

MKD ALB ROM TUR


 Free Legal Aid Leaflet 

MKD ALB ROM TUR